Hapësire reklamuese

Politikë

“Të mos preket kafshata e përditshme!” Salianji nga Korça: Plani i PD prej 7 pikash është një zgjedhje e duhur për të përballuar jetesën

Shkruar nga Newsbomb
“Të mos preket kafshata e përditshme!” Salianji nga

Deputeti demokrat Ervin Salianji ka deklaruar se plani prej 7 pikash që ka përgatitur Partia Demokratike dhe kryetari i saj, është zgjidhja e duhur për të bërë të mundur të paktën përballimin e jetesës në kushte minimale.

I pyetur lidhur me protestën që pritet të mbahet të mërkurën kundër rritjes së çmimeve,  Salianji u shpreh nga Korça se PD  do të mbështesë dhe nxisë çdo formë reagimi në mënyrë që të mos preken vaktet e familjeve shqiptare.   

Ervin Salianji: Siç besoj e keni ndjekur, siç e kanë parë edhe qytetarët gjatë gjithë fundjavës siç dhe kemi paralajmëruar, kemi intensifikuar kontaktet me qytetarët sidomos për të dëgjuar dhe për të ndarë bashkë hallet e tyre të përditshme por tani edhe më të shtuar të rritjes së çmimeve të shportës shtuar kjo dhe me një acar të pritshëm jo vetëm të dimrit por një acar ekonomik i cili është shoqëruar në rajonin e Korçës që e ka problem ngrohen në dyfishim thuajse të çmimit  të gazit, për ngrohjen me dru as që bëhet fjalë për shkak të çmimeve stratosferike të druve të rritura vitet e fundit dhe tani një pothuajse reagim siç e thashë jo vetëm ankthin por një përllogaritje e kafshatave të bukës të familjeve korçare të cilat po reagojnë në mënyrë të shqetësuar në çdo takim që kemi pasur për përballimin e jetesës së tyre të përditshme për shkak të paralajmërimit të faturave të energjisë elektrike.

Energjia elektrike edhe sot e kësaj dite është pothuajse e papërballueshme për një pjesë të madhe të qytetarëve shumë qytetarë siç kemi treguar familjet e tyre janë pa energji ju është prerë për shkak të mospagimit të faturave pavarësisht se kanë vetëm dy llampa dhe asnjë pajisje tjetër ndërkohë që qeveria edhe në program ka premtuar që do të ulte çmimin e energjisë. Gjithçka po shkon për keq për qytetarët por për qeverinë po i shkojnë gjërat për dreq dhe ne do të bëjmë gjitçka për të qenë pranë tyre në çdo formë rezistence. Plani prej 7 pikash që ka përgatitur partia demokratike dhe kryetari i saj ne mendojmë që është zgjidhja e duhur për të bërë të mundur të paktën përballimin e jetesës në kushte minimale dhe të mbijetesës në fakt të shumicës së qytetarëve shqiptar.

I pyetur në lidhje me protestat për rritjen e çmimeve në vend, Salianji u shpreh se PD do të mbështesë dhe nxitë çdo formë reagimi popullor .

Pyetje: Parashikohen edhe protesta në vazhdim?

Salianji: Ne nuk përjashtojmë asnjë gjë, do të nxisim çdo formë reagimi dhe do të kemi çfarëdo lloj rezistence bashkë me qytetarët që të mos preket kafshata e përditshme edhe vaktet të cilat edhe sot siç besoj e keni parë shumica e familjeve nuk arrijnë t’i plotësojnë.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.