Hapësire reklamuese

Aktualitet

'Të mos mbetemi më delja e zezë e Evropës', emigranti nga Britania i bashkohet protestës së opozitës

Shkruar nga Newsbomb

Një numër i madh qytetarësh nga Shkodra janë nisur drejt Tiranës për t'iu bashkuar protestës së opozitës.

Protestës pritet t'i bashkohen edhe emigrantë që jetojnë jashtë shtetit.

Një prej tyre, Naim Hasani i ardhur nga Britania tha se të gjithë shqiptarët dhe qytetarët e ndershëm duhet të protestojnë kundër regjimit kriminal të Rilindjes dhe për të mbrojtur votën e lirë.

“Shqipëria dhe shqiptarët të mos mbeten më delja e zezë e Evropës por të përparojnë, të ecin përpara me të drejta të plota si anëtarë të BE-së, përfshi të drejtën për të votuar si qytetarë të lirë. Unë kam ardhur nga Britania si kryetar i PD-së në Britani dhe bashkë me mua kanë ardhur edhe emigrantë të tjerë, të cilët kërkojnë që në Shqipëri të vendoset liria, në Shqipëri të vendoset e drejta e votës, shqiptarët të mos kenë nevojë të largohen dhe të emigrojnë përditë dhe ta lëshojnë Shqipërinë por të ndërtojnë Shqipërinë këtu bashkë si shqiptarë e qytetarë të lirë të Europës. Ftoj të gjithë shqiptarët kudo që janë, qytetarët e ndershëm t’i bashkohen protestës së sotme të opozitës, të PD-së dhe liderit të saj Lulzim Basha. Kjo është protesta për lirinë, është beteja për drejtësinë, është beteja për votën e lirë që i intereson çdo shqiptari kudo që është”, tha emigranti.

 

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.