Tirana
clear sky
22.5 ° C
22.5 °
22.5 °
68 %
1.5kmh
0 %
Sht
29 °
Die
31 °
Hën
34 °
Mar
35 °
Mër
37 °
E shtunë, 19 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

“Të mohosh masakrën e 25 prillit do të thotë të dorëzohesh para padrejtësisë”, Basha kërkon votën e demokratëve: S’është koha të rrimë veç e veç

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka vijuar takimet e tij në kuadër të fushatës për garën e brendshme në selinë blu.

Basha para demokratëve të Tiranës kërkoi votën e tyre më 13 qershor, duke thënë se duhet të vijojë kauzën e tyre për “çlirimin e shqiptarëve” nga kriminelët dhe për të treguar dhe njëherë që Partia Demorkatike është më e fortë.

“Ndaj dhe ftesa ime kryesore është që ta konsiderojmë pjesëmarrjen në 13 qershor si një akt politik dhe si testin e parë më të rëndësishmin pas 25 prillit për t’i thënë çdo shqiptari dhe kundërshtari tonë se Partinë Demokratike pas 25 prillit e ka përballë më të madhe më të vendosur, më të fortë, për t’i shkuar deri në fund misionit për demokraci”, tha Basha.

Ndër të tjera, Basha e cilësoi si masakër zgjedhore 25 prillin, duke shtuar se kush e mohon një gjë të tillë do të thotë dorëzim pa kushte para padrejtësisë.

Pjesë nga fjalimi i Lulzim Bashës:

Qendrimet tona duhet të jenë të qarta, qendrimet tona duhet të jenë të pa ekuivoke. Dhe i pari që e ka pergjegjesinë ta bëjë këtë është kryetari i Partisë Demokratike, sot dhe pas 13 qershorit. Kryetari i Partisë Demokratike sot e ka bërë të qartë ditë për ditë dhe i ka perdorur keto mikrofona dhe atë kamera çdo ditë siç e keni ndjekur për të dhënë të njejtin mesazh: nuk e pranoj dhe nuk do ta pranoj kurrë si legjitim masakrën zgjedhore të 25 prillit sepse nuk përfaqëson vullnetin e qytetarëve shqiptarë. Nuk ka bashkepunim me autorin e kësaj masakre sepse kjo do të na bënte bashkëfajtorë, pra, betejë deri në fund dhe mobilizimin më të madh popullor për të rikthyer demomracinë, për të rikthyer legjitimitetin. Dhe në funksion të kësaj, jemi të gatshem të bashkëpunojmë me këdo që i dhimbset demokracia në Shqipëri dhe padiskutim na duhet të bashkepunojmë edhe me aleatët tanë, në funsion të sprapsjes së masakres zgjedhore. Tani nuk është koha të rrijmë me kokat ulur. Tani nuk është koha të rrijmë veç e veç. Tani është koha të rrijmë prap me njëri-tjetrin dhe të bëjmë gjithcka që zemratën tonë që në fakt është dhe zemërata e gjithë bashkëqytetarët që votuan për ndryshimin dhe shumë e shumë të tjerëve që e donin ndryshimin me 25 prill dhe u ndaluan ta votonin atë. Dhe që e duan edhe më shumë tani që e kanë kuptuar që 25 prilli dhe masakra zgjedhore nuk zgjidhi asgjë, por vetëm rëndoi problemet e tyre.

Ky parashtrim që bëj sot para jush ndodh në kushte e një gare të brendshme. Një garë e cila është një nga vlerat që na diferencon nga kundështari politik. Që tregon që ne jemi një parti e konkurencës e debatit, e mendimit të lire, e garës, dhe padiskutim 13 qershori do të jetë një ditë shumë e rëndësishme. E diela do të jetë një ditë e rëndësishme jo thjeshtë për Partinë Demokratike dhe demokratët, por për Shqipërinë dhe shqiptarët. Bashkimin e demokratëve që veçova si të parin faktor për t’u përballur me agresionit e kundërshtarit që na trajton si armiq dhe që e kam parë anembanë Shqipërisë, këtë bashkim jam i bindur se do e shohim edhe të dielën.

Ndaj dhe ftesa ime kryesore është që ta konsiderojmë pjesëmarrjen në 13 qershor si një akt politik dhe si testin e parë më të rëndësishmin pas 25 prillit për t’i thënë çdo shqiptari dhe kundërshtari tonë se Partinë Demokratike pas 25 prillit e ka përballë më të madhe më të vendosur, më të fortë, për t’i shkuar deri në fund misionit për demokraci. Nga ana tjetër debati i brendshëm me gjithë të mirat e veta ka edhe disa rreziqe. Pa paragjykuar lirinë e çdokujt që ka vendosur të kandidojë në këtë garë, kam kërkuar dhe do të kërkojë deri në minutën e fundit që ndonëse mund të kemi mendime të ndryshme mbi çështje të ndryshme, mbi një çështje s’mund të kemi dy mendime.

Të mohosh masakrën e 25 prillit dhe të njohësh zgjedhjet, do të thotë dorëzim pa kushte para padrejtësisë. Do të thotë dorëzim para gjithë maskaralliqeve dhe harbutërisë dhe barbarisë që është derdhur kundër demokratëve e në fakt kundër të gjithë shqiptarëve.

Do të thotë të hedhësh poshtë sakrificat e gjithsecilit prej jush dhe të qindra e mijëra demokratëve anembanë Shqipërisë.

Do të thotë të hedhësh poshtë shantazhin, blerjen e votës që kanë pësuar demokratët anembanë Shqipërisë, me qëllim tjetërsimin e rezultatit.Do të thotë po kështu të hedhësh poshtë kështu besimin jo vetëm të demokratëve por dhe të shqiptarëve që në Shqipëri mund të bësh diferencën dhe mund të sjellësh dhe mund të sjellësh ndryshimin me mjete të ndershme.

Do të thotë pra, të pranosh se në këtë vend nuk mund t’i ndryshosh gjërat po mos të jesh kriminel, i korruptuar ose shoku dhe shërbëtori ose shefi i tyre.

Unë këtë nuk mund ta pranoj dhe e unë e di që dhe ju nuk e pranoni dhe nuk duhet ta pranoni.

Sepse me fushatën tonë, me një fushatë të pashembullt, ne provuam të kundërtën. Që pa kriminelë në krah, pa blerë një votë të vetme, por vetëm duke ju provuar shqiptarëve motivet e vërteta pse shkuam dhe kërkuam votën permes programit, vizionit dhe ideve tona, shumica e shqiptarëve besuan që edhe pse nuk kishim asnjë pushtet, ne, ju, Partia Demokratike ishte rruga, ishte forca që duhej ndjekur e duhej votuar ne këto zgjedhje.

E vërteta është që shqiptarët e besuan programin tonë, e vërteta është që njerëzit besojnë tek vlerat tona, shumica e shqiptarëve besojnë tek vlerat tona.

E vërteta është që njerëzit e deshën dhe e duan akoma ndryshimin përmes bashkimit tonë dhe jo përmes krimit, korrupsionit, shantazheve, dhunës dhe propagandës së shfrenuar dhe perverse të Edi Ramës dhe regjimit të tij.

Prandaj 13 qershori është një ditë e rëndësishme, se nuk do të percaktojë thjeshtë kryetarin e Partisë Demokratike, por aksionin tonë politik të ardhshëm.

Këtë ditë faktikisht do të vendoset nëse do të ngremë duart lart e do të pranojmë një pakicë të grabisë vullnetin e shumicës, të shkelë dhe shkelmojë sakrificën tuaj dhe të demokratëve anembanë Shqipërisë, për të triumfuar me vlera, me program, me ide mbi të keqen, apo do të vazhdojmë me të gjithë forcën që kemi betejen tonë. Ky është vendimi i vërtetë që do të merret më 13 qershor.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img