Hapësire reklamuese

Politikë

"Të mendojmë për një rafineri tonën", Erion Braçe: Çmimet e Bordit janë abuzive, pikat e vogla e shesin naftën 9 lekë më lirë

Shkruar nga Newsbomb
"Të mendojmë për një rafineri tonën", Erion

Deputeti socialist Erion Braçe thotë se Bordi i Karburanteve, i ngritur nga Qeveria për të mos lejuar abuzimin me çmimet, në fakt po bën të kundërtën dhe sipas tij shumë shpejt do ta humbasë funksionin për të cilin është krijuar.

"Bordi do fillojë ta humbi funksionin. Ka pika që e shesin me 8-9 lekë më lirë sesa çmimi, apo se çmimi që kanë rrjetet e mëdha. Po funksionin konkurrenca Qeveria duhet të bëjë që konkurrenca të jetë efektive. Nuk duhet të lejojë integrimin vertikal të kompanive. Bordi? Ka vendosur çmim tavan, por duhet të fillojë të bëjë analizë, nëse çmimi i gazit është i qëndrueshëm, çmimet nëpër tabela janë tërësisht abuzive”, tha Braçe.

Më tej, deputeti socialist ka thënë se edhe protesta e paralajmëruar për nesër, nuk do të ndikojë në uljen e çmimeve. "Cilido që mendon se duke dalë në shesh do ulë çmimin e miellit, grurit, naftës e mendon gabim. Nuk ulen me protesta", u shpreh Erion Braçe në Report TV.

Sipas tij, çmimet e produkteve ushqimore por edhe të hidrokarbureve janë rritur ndjeshëm edhe për shkak se vendi ka një varësi totale nga importi. Duke ju referuar çmimeve të karburanteve, Erion Braçe tha se shteti duhet të mendojë për një rafineri të vetën.

"Duhet t’i japim hapësira investimeve të burimeve tona këtu, duhet të mendojmë për një rafineri tonën këtu. Të gjitha këta që importojnë 600-700 mijë ton, sikur të mendonin vetëm një ditë të vetmi që 120 milionë euro duhen ndarë më vetë për të ndërtuar një rafineri patjetër që bëhet. Të mos e keni mendjen vetëm tek pallatet nëpër Tiranë. Duhet të plotësojnë nevojat e këtij vendi për naftë të përpunuar", vijoi ai.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu