Hapësire reklamuese

Aktualitet

Të mbushur “Benzin” plot me para, kapet në flagrancë 30-vjeçari në Fier, i sekuestrohen mbi 87 mijë euro (EMRI)

Shkruar nga Newsbomb
Të mbushur “Benzin” plot me para, kapet në flagrancë

Në finalizim të operacionit policor të koduar “Gjurmë”, është proceduar një 30-vjeçar nga Vlora.

Sipas njoftimit të policisë mësohet shtetasi Geri Rexhepi është proceduar penalisht pasi akuzohet për veprëm kriminale të pastrimit të parave.

Gjatë kontrollit të mjetit të tij tip “Benzi”, Rexhepit i janë gjetur 87.950 euro, për të cilat 30-vjeçari nuk kishte dokumentacion që verteton burimin e ligjshëm të tyre. Nga veprimet hetimore dyshohet se shuma e parave është përfituar nga aktivitete të kundërligjshme.

Ndërkohë, materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprën penale "Pastrimi i produktit të veprës penale ose veprimtarisë kriminale".

Njofitmi i plotë i Policisë:

Fier

Finalizohet operacioni policor i koduar "Gjurmë", për goditjen e veprimtarisë kriminale të pastrimit të parave.

Sekuestrohen 87.950 euro, të dyshuara të përfituara nga aktivitete të kundërligjshme.

Procedohet penalisht poseduesi i tyre, për veprën penale "Pastrimi i produktit të veprës penale ose veprimtarisë kriminale".

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Fier proceduan penalisht shtetasin G. R., 30 vjeç, banues në Vlorë, pasi gjatë kontrollit, në automjetin  tip "Benz" në pronësi të tij, u gjetën 87.950 euro, për të cilat 30-vjeçari nuk kishte dokumentacion që verteton burimin e ligjshëm të tyre. Nga veprimet hetimore dyshohet se shuma e parave është përfituar nga aktivitete të kundërligjshme.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua shuma e eurove dhe automjeti me të cilin udhëtonte ky shtetas.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprën penale "Pastrimi i produktit të veprës penale ose veprimtarisë kriminale".

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll