Hapësire reklamuese

Showbiz & Lifestyle

Të mbuluara nga luksi, Rita Ora dhe Dua Lipa i vënë “flakën” tapetit të kuq në “Met Gala 2023” (FOTO)

Shkruar nga Newsbomb
Të mbuluara nga luksi, Rita Ora dhe Dua Lipa i vënë

Këngarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa ka rrezatuar me energjinë e një princeshe në mbrëmjen e ”Met Gala 2023”, ku kishte veshur njjë fustan të markës “Chanel” të shoqëruar me një gjerdan diamanti 100 karatësh.

Ajo u shfaq e veshur me një fustan të bardhë, të njëjtin dizajn që Claudia Schiffer e kishte veshur në koleksionin e modës vjeshtë 1992.

Gjithashtu ylli i muzikës Pop Rita Ora tërhoqi vëmendjen me pamjen e saj, e cila ishte kuruar deri në detaje. Ajo kishte veshur një fustan të zi, transparent, i cili i nxirrte në pah linjat trupore, kombinuar me bizhuteri të markës “Buccellati” me vlerë 90 mijë dollarë.

[gallery link="none" size="full" td_select_gallery_slide="slide" ids="696320,696321,696322,696323"]

Këngëtarja ishte  shoqëruar nga bashkëshorti i saj, regjisori Taika Waititi, i cili dukej elegant i veshur me një xhaketë të gjatë, të kombinuar me pantallona të bardha.

Thënë me pak fjalë dy yjet e muzikës Pop, Dua Lipa dhe Rita Ora shkëlqyen në mbrëmjen madhështore, ku morën pjesë personazhe të famshme botërore.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese