Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

“ Të mbledhësh cuba në seli...”, Berisha zbulon 3 porositë para protestës së 8 Janarit: Ja pse vendosi Basha të mbrohej nga bandat

Shkruar nga Newsbomb
“ Të mbledhësh cuba në seli...”, Berisha zbulon 3

Ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi mbrëmjen e sotme se në 8 Janar kreu i PD-së Lulzim Basha vendosi që të mbrohej nga bandat, pasi nuk ka mbështetës të tij.

Ai tha në një intervistë për RTK se para protestës u tha 3 porosi demokratëve: heqja e blindave, shoqërimi i butë i Bashës jashtë zyrës dhe nxjerrja e vrasësve nga selia. Ndër të tjera ai tha se nuk përdorën dhunë në protestë, ndërsa protestuesit u sulmuan nga banda mercenare e krydemokratit Basha. 

Pjesë nga intervista e Sali Berishës:

Këtu u faktua se opozita ishte më e lidhur me krimin. Nuk ka arsye që unë të mbrohem nga vrasës. Po të donte të mbrohej Basha le të thërriste mbështetësit e tij, por ai nuk ka mbështetës dhe vendosi që të mbrohej me banda.

Unë deklarova më herët dy gjëra: një se do të jetë protestë paqësore dhe e dyta thashë se do të hapen dyert e shtëpisë. Kjo është mesjetare që të mbledhësh cupa në seli, më mirë të vdesësh. Dyert do të hapeshin, dhe premtimet para protestës ishin këto: heqja e blindave, shoqërimi i butë i Bashës jashtë zyrës dhe nxjerrja e vrasësve nga selia. Rama u kishte thënë gazetarëve se ato blinda nuk mund të hiqen, por ato u hapën me mjete paqësore.

Protestuesit u sulmuan ga banda e mercenarëve të Bashës me tym helmues, me pistoleta neuroparalizuese, me hyj. Dyert hapen me krik, ato ishin dyert e shtëpisë sonë të mbyllura nga një bandë. Basha nuk hapi dyer por nxori banditët që të gjuajnë, përdorën bomba shurdhuese, kjo bandë ishte e licensuar nga qeveria.

Ne nuk po hapnim dyert e PS, por të shtëpisë sonë.8 janari është një ngjarje me anët më të zeza në historinë e vendit. Policia e Ramës hodhi gaz. Nuk ka asnjë polic të gërvishtur apo të plagosur, ka 12 të lënduar nga protesta. Policia po të jetë një shtet ligjor I tjotë ia që ësjtë brenda largo bandit dhe hapi dyert se nuk e ke pronë private, u thotë Rama se Policia zbaton urdhërat.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll