Tirana
broken clouds
26.5 ° C
26.5 °
26.5 °
44 %
4.1kmh
75 %
Pre
26 °
Sht
29 °
Die
30 °
Hën
28 °
Mar
24 °
E premte, 17 Shtator, 2021
spot_img

Të mbijetuarit e aksidentit tragjik lënë spitalin dhe nisen për në Kosovë, 15 të tjerë po mbahen në trajtim mjekësor në Kroaci

spot_img

Lajme të ngjashëm

Qytetarët të cilët fatmirësisht i mbijetuan aksidentit tragjik në Kroaci janë nisur për në vendlindjen e tyre, Kosovë. Pamjet nga nisja e të mbijetuarve për në atdhe janë publikuar nga media kroate 24sata.

Lajmi është bërë me dije nga ministri i Punëve të Brendshme në Qeverinë e Kosovës, Xhelal Sveçla, duke thënë se udhëtarët që kanë shpëtuar nga aksidenti, do të kthehen në Kosovë me transport të linjës ajrore, të martën, pas orës 22:00.

Ndërsa trupat e pajetë pritet të dërgohen në Kosovë me transport rrugor.

Ministri i Shëndetësisë Arben Vitia ka deklaruar sot se 15 persona po vazhdojnë të marrin trajtim shëndetësor në spital, ndërsa 26  të tjerë kanë lënë spitalin dhe do të kthehen në Kosovë, ndërkohë bën me dije se 1 person ndodhet në gjendje më të rëndë shëndetësore.

Aksidenti tragjik ndodhi mëngjesin e së dielës, ku humbën jetën 10 pasagjerë nga Kosova, mes tyre një shtetas gjerman, 15 të tjerë pësuan lëndime të rënda, ndërsa 30 qytetarë të tjerë fatmirësisht pësuan lëndime më të lehta. Të plagosurit menjëherë u transportuan në Spitalin Rajonal në Slavonski Brod, ku po mbahen në trajtim të mëtejshëm mjekësor.

Lexo edhe:

Nuk ka lajme të lidhura për këtë lajm

Më shumë

spot_img