Tirana
moderate rain
18.5 ° C
18.5 °
18.5 °
82 %
3.1kmh
100 %
Hën
18 °
Mar
21 °
Mër
24 °
Enj
21 °
Pre
27 °
E hënë, 26 Shtator, 2022

“Të mbajnë përgjegjësi ligjore Çuçi, Kumbaro”, Tedi Blushi: Sot në protestë para Ministrisë së Brendshme

spot_img

Lajme të ngjashëm

Sekretari i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, përmes një reagimi në rrjetet sociale i bën thirrje qytetarëve të dalin sot masivisht në protestë për vdekjen e 7-vjeçares dy ditë më parë në Himarë.

Një protestë është paralajmëruar të mbahet sot në orën 19:00 para Ministrisë së Brendshme, dhe ka marrë mbështetjen e partive opozitare PD dhe PL.

Blushi akuzon se politikanë nga maxhoranca po mundohen ta relativizojnë ngjarjen e rëndë duke u shprehur se “aksidente të tilla ndodhin kudo në botë”. Ai thotë se për ngjarjen në fjalë duhet të mbajnë përgjegjësi morale dhe ligjore Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, Ministrja e Turizmit, Mirela Kumbaro, Kryetari i Bashkisë Himarë, Jorgo Goro, si dhe Drejtori i Policisë së Shtetit, Gledis Nano.

Reagimi i plotë:

INDIFERENCË SOT DO TË THOTË FATKEQËSI NESËR!

Regjimi kriminal i Edi Ramës nga paniku për fundin që po i vjen, vazhdon të shfaqë me arrogancë brutalitetin e tij, me sulme të paguara mediatike ndaj popullit të vet.

Për të zbehur indinjatën dhe revoltën që veçse fuqizohet, regjimi përpiqet mizorisht të relativizojë tragjedinë e familjes Avdia, një vrasje të paralajmëruar gjakftohtë, që gjithkujt mund t’i ndodhte, si një “aksident që ndodh kudo në botë”

Për çfarë shteti ligjor mund të flasim, kur policët që trafikojnë drogë, nuk dënohen por gradohen, nuk ndëshkohen por frymëzohen, deri aty sa të vrasin edhe fëmijë të pafajshëm?

“Aksident që ndodh kudo në botë” do të thotë frymëzim për banditët me uniformë të vrasin të tjerë fëmijë në plazhe, në rrugë, në shkolla, e kudo tjetër sepse kjo i bën “të ndihen si jashtë shteti”.

Kjo pashpirtësi e tyre, na angazhon sot të gjithëve së bashku, të ngremë zërin dhe t’i dalim përballë këtij regjimi që bën fajtor viktimën dhe jo vrasësin, që nuk njeh as ligj dhe as moral.

Sa më shumë ta lemë të keqen, aq më keq do të jetë nesër për të gjithë shqiptarët dhe për mbarë vendin!

Ky krim shtetëror meriton ndëshkimin më të ashpër të autorit nga drejtësia dhe mbajtjen e përgjegjësisë morale dhe ligjore nga Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, Ministrja e Turizmit, Mirela Kumbaro, Kryetari i Bashkisë Himarë, Jorgo Goro, si dhe Drejtori i Policisë së Shtetit, Gledis Nano, që nuk duhet të qëndrojnë as edhe 1 sekondë më shumë në këto funksione.

Masivisht në përkrahjen e protestës qytetare për t’i treguar kësaj Qeverie që varfëron, grabit, dhunon dhe vret fëmijë, se populli shqiptar është Zot i fateve të veta!

NUK E VRAU VARKA, POR SHTETI!

SONTE NË 19:00, PARA MINISTRISË SË BRENDSHME!

Më shumë


spot_img
spot_img
spot_img