Hapësire reklamuese

Rajoni

Të maskuar dhe të hipur mbi skuter, publikohen pamjet e autorëve që ekzekutuan me 10 plumba gazetarin grek

Shkruar nga Newsbomb
Të maskuar dhe të hipur mbi skuter, publikohen pamjet e autorëve

Mediet greke kanë publikuar pamjet e autorëve të cilët ekzekutuan gazetarin e kronikës së zezë në Greqi, George Karaivaz.

Sipas raportimeve nga mediet në Greqi, në pamje shihen qartë dy persona të maskuar të hipur mbi një motor me ngjyrë të errët i tipit “Beverly”.

Autoritetet deri më tani kanë pak informacione lidhur me vrasjen e gazetarit, pasi autorët e krimit lanë skuterin në një vend të panjohur dhe hipën në një automjet me të cilin u arratisën nga vendi i krimit.

Policia po kontrollon makinën e gazetarit Karaivaz për të zbuluar nëse është instaluar një gjurmues GPS me të cilin autorët kanë ndjekur lëvizjet e tij. E ndërsa hetimi vazhdon, policia ka marrë në shqyrtim dosjet për motorët e vjedhur javët e fundit.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu