Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Të maskuar dhe me dhunë grabitën mbi 1 milion lekët në Kurbin, arrestohet 21-vjeçari dhe shpallën në kërkim dy të tjerë (EMRAT – DETAJE)

Shkruar nga Newsbomb
Të maskuar dhe me dhunë grabitën mbi 1 milion lekët në

Është zbardhur vjedhja që u shënua pak javë më parë në fshatin Vinjollë, ku 3 persona të maskuar, me anë të dhunës, kanë marrë 150.000 lekë të rinj në një banesë.

Bëhet ne dije se policia ka arrestuar një nga autorët, ndërsa ka shpallur në kërkim dy të tjerë.

Në pranga ka rënë shtetasi Egli Durma 21 vjeç, banues në Krujë, ndërsa janë shpallur në këkrim Islam Kabili 30 vjeç banues në Krujë dhe Gilmando Bami, 22 vjeç, banues në Krujë, të cilët u shpallën në kërkim dhe punohet për kapjen e tyre. 

Gjatë kontrollit të banesës së shtetasit Durma, janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale, disa veshje të cilat dyshohen të jenë përdorur nga ky shtetas gjatë kryerjes së veprës penale. 

Njoftimi i policisë:

Kurbin - Finalizohet operacioni policor i koduar "Vinjolli".

Zbardhet dhe dokumentohet ngjarja e ndodhur në janar 2022, në fshatin Vinjollë, ku 3 persona të maskuar, me anë të dhunës, kanë marrë 150.000 lekë të rinj në banesën e shtetasit A. L.

Vihet në pranga njëri nga autorët e dyshuar, shpallen në kërkim 2 të tjerët.

Në vijim të veprimeve hetimore për zbardhjen dhe dokumentimin e ngjarjeve të ndodhura më parë dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të autorëve të dyshuar, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kurbin, duke vlerësuar çdo informacion dhe duke administruar çdo provë, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin, kanë finalizuar operacionin "Vinjolli".

Si rezultat i këtij operacioni është zbardhur ngjarja e ndodhur më datë 12.01.2022, në mesnatë, në fshatin Vinjollë, ku 3 persona të maskuar me uniforma kamuflazhi, me përdorimin e dhunës, kanë marrë në banesën e shtetasit A. L., shumën 150.000 lekë të rinj.  

Bazuar në provat dhe informacionet e grumbulluara, janë identifikuar si autorë të dyshuar shtetasit E. D., 21 vjeç, banues në Krujë, i ndaluar gjatë operacionit, si dhe shtetasit I. K., 30 vjeç, banues në Krujë dhe G. B., 22 vjeç, banues në Krujë, të cilët u shpallën në kërkim dhe punohet për kapjen e tyre. 

Gjatë kontrollit të banesës së shtetasit E. D., janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale, disa veshje të cilat dyshohen të jenë përdorur nga ky shtetas gjatë kryerjes së veprës penale. 

Vijon puna hetimore pasi dyshohet se këta shtetas kanë kryer një sërë vjedhjesh të tjera.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprime të mëtejshme hetimore, për veprën penale "Vjedhja me dhunë” kryer në bashkëpunim".

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese