Tirana
light rain
14.5 ° C
14.5 °
14.5 °
44 %
1kmh
40 %
Enj
13 °
Pre
11 °
Sht
10 °
Die
7 °
Hën
7 °
E enjte, 2 Shkurt, 2023

Të martën samiti i BE, ministrja Kushi jep njoftimin e rëndësishëm për shkollat e Tiranës

spot_img

Lajme të ngjashëm

Ministrja e Arsimit Evis Kushi ka  bërë me dije se ditën e martë, 6 dhjetor mësimi në shkollat e Tiranës do të vijojë normalisht, pa asnjë nderprerje.

Sqarimi i Kushit vjen pasi qytetarët kanë paqartësi nëse do të ketë ose jo mësim në Tiranë, pasi më datë 6 do të mbahet samiti i BE-së dhe liderët  europianë do të vijnë në kryeqytet.

Ndër të tjera ministrja Kushi i ka ftuar të gjithë mësuesit në gjithë vendin që ta shfrytëzojnë këtë ditë historike për të ndarë me nxënësit opinionet për rrugëtimin evropian të vendit.

Postimi i plotë i Evis Kushit:

E detyruar nga pyetja e vazhdueshme “A do jenë pushim shkollat në datën 6?” po e ripërsëris se ditën e martë, datë 6 dhjetor, mësimi do të vijojë normalisht në të gjitha shkollat e Tiranës.

Samiti BE-Ballkani Perëndimor, i cili do të mbahet në Tiranë më 6 dhjetor është një ngjarje e jashtëzakonshme dhe historike për Shqipërinë. Për herë të parë, të gjithë liderët e BE-së mblidhen në një vend jashtë BE-së për një samit të Këshillit Evropian.

Ky është nder dhe vlerësim i madh për vendin tonë, por s’ka arsye për të ndaluar procesin mësimor. Madje i ftoj të gjithë mësuesit, në të gjithë vendin, që ta shfrytëzojnë këtë ditë kaq të veçantë për të ndarë me nxënësit opinionet për rrugëtimin e vështirë evropian të atdheut tonë.

Ndjesë për të gjithë ata që mund të jenë keqinformuar nga media të ndryshme, rrjetet sociale apo burime të tjera jozyrtare dhe mësim të mbarë!

Më shumë


spot_img









spot_img