Hapësire reklamuese

Politikë

“Të maksimizojmë investimet, publike, private, punësimi...”, Benet Beci shpalos planin për Shkodrën: Kemi një ekip që mund të realizojë shumë projekte

Shkruar nga Newsbomb
Benet Beci

Kandidati i Partisë Socialiste në Shkodër, Benet Beci, sot gjatë një takimi me kryeministrin Edi Rama dhe kandidatët e tjerë socialistë në këtë qark, ka shpalosur planin e tij për kryeqendrën e veritu.

Beci tha se ekipi i Partisë Socialiste në Shkodër është i aftë të koordinohet për realizimin e shumë projekteve për këtë qytet. Ai u shpreh se për Shkodrën nevojitet një plan i përgjithshëm për ta kthyer në një zonë të investimeve rajonale.

“Të kemi një  plan rajonal, të kthimit të Shkodrës në një zonë  të investimeve rajonale, turistike me një koncept të qartë që është shprehur këtu nga programi i  partisë. Jo si copëza ndërhyrjesh të vogla por  të gjitha të koordinuara, në një qytet të fuqishëm dhe bashkëpunues i cili e bën Shkodrën dhe i jep vlerat e asaj që ka”, theksoi Benet Beci.

Fjala e plotë e Becit gjatë takimit me Ramën:

Ju falenderoj shumë dhe ndihem i nderuar që jam pjesë e këtij e ekipi po ka qënë një moment, unë besoj ju e kujtoni i rëndësishëm në mënyrën dhe në vendimet e mija të më tejshme për t’u bashkuar për të punuar dhe për të mednuar se si duhen zgjidh shumë probleme dhe se si mund të zhvillohen shumë zona. Nëse ju kujtohet kemi qënë në një takim në Bajram Curri. Më kërkuat zoti kryeministër të takonim kryetarin e Bashkisë të PD në atë kohë dhe thatë Benet si t’a bëjmë që të shkojmë të bisedojmë? Kemi financime, të inevestojmë. Organizova një takim atje dhe jemi ulur duke punuar dhe bërë projekte dhe duke parë skema si të rrealizojmë me kryetarin e Bashkisë në atë kohë i cili na priti dhe pranoi të bëjë me ne disa projekte. Planifikuam disa investime në ujësjellës, infrastrukturë dhe duke dalë më kujtohet që ju më thatë: Po mirë shumë mirë punuam ne do të fitojmë ndërsa ai tha jo do fitojmë dhe vijuan disa shaka secili në pozicionin e tij. Në fakt ajo që më kujtohet ishtëe ajo që ne e lamë në atë ditë gjurmë të një pune e cila më pas pati rrezultate të jashtëzakonshme. Një qytet i trasformuar falë një bashkëpunimi në atë kohë bashkë me kryetarin  e Bashkisë dh enjë mesazhi që e mora prej herës se si ne kemi mundësi të punjomë zhvillojmë dhe të krijojmë në të gjitha kushtet duke  dhën rëndësi ndërtimit dhe lënë më një anë problemet të tjera të ku cilat ku secili rrin në qëndrimin e vet, me idetë e veta, në bindjet e vetapor të paktën fillojmë e ndërtojmë qytetin. Ajo që pashë me tej është një dinamizëm zoti kryeministër të cilën gjate gjithë këtyre viteve që kemi punuar bashkë , për t’i dhënë dhe përgjigje pyetjes sepse e gjen veten. Është një dinamizëm, një dëshirë, një vullnet dhe një kërkesë ndaj vetes dhe ekipit për t’i shkuar punëvë deri në fund.  E kam vlerësuar pa masë gjithë këtë kohë të punës së bashku ku kemi arrit tyë ndërtojmë gjëra që i kanë parë të gjithë dheu përmëndën sot do të thoja të jashtëzakonshme. Ju shihni sot një Shqipëri me investime do të thoja të niveli evropian, Gjirokastrën kemi bërë dhe kemi punuar me Fondin Shqipëtar të Zhvillimit me Beratin. Këmi punuar në të gjitha rrethinat përreth shkodërs sic është ajo Vermoshit, Tamarës Velipojës, Shirokës, Marubit e shumë  shumë.

Ajo që më bën të them se ky ekip  sa eshte komplementarë dhe divers, është i tillë që mund të realizojë shumë projekte dhe të krijojë mundësi të një koordinimi për të zhvilluar komplet rrethin e Shkodrës. Ajo që ka munguar dhe që mendoj, është pjesa ime në skuadër, është pjesa që ne të maksimizojmë dhe të shtojmë investimet dhe të përdorim të gjithë aftësitë dhe modelet tona të suksesshme që i kemi treguar  në gjithë Shqipërinë dhe të maksimizojmë investimet publike, investimet private, punësimin, rritjen e  ekonomisë . Sic e tha kryeministri, e kemi filuar aty ku kishim mundësi , e kemi filluar në Vaun e Dejës, e kemi filluar me rrugën e Komanit me Vaun e Dejës, me projektin e shkëlqyer të fotovoltikëve që do ta shihni shumë shpejt, duke u përpjekur që ti vijmë në ndihmë zonës kudo ku kemi mundësi , rreth e rreth për ta investuar. Tani mendoj se është koha  dhe momenti  dhe detyra pse jam këtu. Që të kemi një  plan rajonal, të kthimit të Shkodrës në një zonë  të investimeve rajonale, turistike me një koncept të qartë që është shprehur  këtu nga programi i  partisë. Jo si copëza ndërhyrjesh të vogla  por  të gjitha të koordinuara, në një qytet të fuqishëm dhe bashkëpunues i cili e bën Shkodrën dhe i jep vlerat e asaj që ka. Sot trekëndëshi që ne kemi filluar të investojmë në rrugën nga Shëngjini në Velipojë  nuk është i rastësishëm. Ai krijon konceptin  si rajon që fillon nga Shëngjini, vazhdon në Velipojë, shkon në Ulqin, vazhdon në Shkodër dhe hapet në  rrugën që përshkon në Theth, në portën e maleve apo rruga që shkon nga Vau i Dejës në  Koman dhe hap prap portën tjetër të Alpeve drejt Liqenit të Komanit e më tej. Janë portat e hapura që në një moment të caktuar kanë nevojë të kombinohen dhe investimet që vijnë është momenti i duhur për ti dhënë maksimizimin e zhvillimit ekonomik të zonës së Shkodrës. Ne vijmë sot me këtë koncept të qartë  dhe për një zhvillim rajonal të Shkodres me një koncept që jep përgjigje shumë problemeve që ka sot Shkodra, të vogla në dukje , por që në fakt zgjidhen në mënyre makro : punësimi, zhvillimi ekonomik i cdo punonjësi. Pjesa ime e skuadrës është kjo, që jam caktuar dhe që un do mundohme ta kryej me sa më shumë sukses, dhe për këtë e falenderoj për besimin zotin Kryeministër.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll