Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Rajoni

“Të lutem kthehu te unë”, arrestohet shqiptari në Greqi, kërcënoi ish-bashkëshorten

Shkruar nga Newsbomb
“Të lutem kthehu te unë”, arrestohet shqiptari në

Një 42-vjeçar shqiptar është arrestuar në Kretë të Greqisë, pasi akuzohet se ka kërcënuar dhe ushtruar dhunë psikologjike ndaj ish-bashkëshortes së tij.

Mediat greke bëjnë me dije se ish-bashkëshortja e shqiptarit ishte pajisur me urdhër mbrojtje nga policia, pasi kjo nuk është hera e parë që 42-vjeçari e shqetëson atë.

Këtë herë 42-vjeçari shkoi gjatë natës në banesën e 35-vjeçares, i theu derën e shtëpisë dhe e kërcënoi, duke i kërkuar që të ribashkohen si çift.

Sigurisht që 35-vjeçarja nuk ka pranuar diçka të tillë. Për pasojë ajo ka telefonuar policinë, e cila ka mbërritur menjëherë në shtëpinë e 35-vjeçares, ku ka bërë të mundur arrestimin e 42-vjeçarit.

35-vjeçarja ka thënë në polici se në të kaluarën ish-bashkëshorti ka ushtruar dhunë fizike ndaj saj.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese