Hapësire reklamuese

Aktualitet

“Të lutem fshije foton...”, gazetarja zbulon mesazhet e fundit të 27-vjeçares

Shkruar nga Newsbomb
“Të lutem fshije foton...”, gazetarja zbulon mesazhet e fundit

Sibela Abedini 27-vjeçarja, nënë e një vogëlusheje vetëm 2 vjeç, u hodh nga kati i katërt i një pallati në zonën e Kamzës, pasi tik-tokeri i njohur Altin Çoku publikoi në rrjetet sociale një foto intime me të renë nga dhoma e hotelit ku dhe kishin qëndruar bashkë.

Gazetarja Klodiana Lala në “Open” në News 24 tregoi mesazhet e fundit të 27-vjeçares, e cila i lutej një personi që të fshinte foton, pasi po i shkatërronin jetën.

“Tek celulari i së ndjerës janë gjetur disa komunikime në Whatsapp, që rezulton të ketë komunikuar me një person dhe duke qenë se e ka orientuar tek një shok i tij se e ka publikuar foton, vajza i thotë “të lutem duhet ta heqësh këtë foto se nuk mund të më shkatërrosh mua, nëse do mund të nxjerrësh foton e fëmijëve të tu dhe gruas tënde”, sepse të nesërmen i thotë e ndjera do të shkojë në polici dhe do të denoncoj.

Ky mesazh i shokut duket se e ka tradhtuar Altin Çokun. Ai thotë se bëni shumë gabim që përmendi familjen time dhe i thotë se unë nuk jam personi që kam shpërndarë foton tënde. Ka një sërë komunikimesh që janë duke u parë me kujdes. Po të lexosh mesazhet janë drithëruese dhe janë dërguar disa orë para se t’i jepte fund jetës”, thotë Lala.

Kujtojmë që Altin Çoku u arrestua sot nën akuzën “shkaktim vetëvrasje”. Altin Çoku ka mohuar që ai të ketë publikuar foton intime me Sibelën. Ai ka thënë se foto është publikuar nga një shok i tij. Në një bisedë live në Tik Tok me Cllevio Serbianon, Altin Çoku pretendon se foton intime me 27-vjeçaren nuk e ka publikuar ai, por një shok i tij.

Sipas versionit të Çokut shoku ka publikuar foton e të resë nga teli i Çokut kur ky i fundit ka qenë në banjo, pasi sipas tij ai e mban telefonin pa kod.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese