Hapësire reklamuese

Sporti

Të lumtura në jaht me futbollistin, dalin të tjera foto të Edonës dhe Vesës

Shkruar nga Newsbomb

Tashmë prej javësh, kryefjala e mediave rozë dhe rrjeteve sociale është tradhtia e futbollistit Mërgim Berisha me shoqen e ngushtë të fejuarës së tij. Disa ditë më parë ishte Edona, ish-shoqja e Vesës e cila tha se nuk kishte “gisht” në ndarjen e çiftit dhe se me Vesën nuk ishte shoqe dhe se ishin takuar vetëm tre herë.

Por, e vërteta është ashtu si Vesa e ka thënë. Ajo ishte shoqe me Edonën dhe se kjo e fundit i “rrëmbeu” të fejuarin, Mërgim Berishën.

Këtë e vërtetojnë më së miri fotot të cilat prej ditësh janë duke qarkulluar në rrjetet sociale. Pak ditë më parë doli ftesa e dasmës që Vesa i kishte dërguar Edonës, ku madje e kishte kërkuar që të ishte dëshmitarja e ditës së saj më të rëndësishme, epo këtë vetëm një shoqe e mirë mund ta bëjë.

Ndërkohë, së fundmi kanë dalë fotot ku Edona dhe Vesa Vllasaliu shihen të përqafuara dhe të lumtura pranë njërës- tjetrës. Madje, madje pranë tyre është edhe Mërgim Berisha.  Pak kohë pas ndarjes, ish-shoqja e Vesës, Edona kurorëzoi martesë me futbollistin.

 

Vesa dhe Edona Vesa dhe Edona

Vesa dhe Mergim Berisha Vesa dhe Mergim Berisha

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese