Tirana
scattered clouds
14.5 ° C
14.5 °
14.5 °
94 %
1.5kmh
40 %
Die
23 °
Hën
24 °
Mar
23 °
Mër
23 °
Enj
24 °
E diel, 2 Tetor, 2022

Të lodhur nga pandemia? Aeroporti “Nënë Tereza” nis fluturimet me Sharm El Sheik dhe qytetin turistik Hurghada në Egjipt

spot_img

Lajme të ngjashëm

Duke filluar nga 6 korriku Aerporti “Nënë Tereza” do të nisë fluturimet me Sharm El Sheik, Egjipt.

Lajmi është konfirmuar nga “Tirana International Airport”, e cila shkruan në faqen zyrtare se udhëtimet drejt këtij vendi mund të rezervohen pranë çdo agjencie turistike.

Përveç Sharm El Sheik, fluturimet do të fillojnë edhe me Hurghada, Egjipt në datën 19 korrik, i cili është një qytet i bukur turistik.

Postimi i plotë i TIA-s:

Fillojnë fluturimet me Sharm el-Sheikh, Egjipt

Sharm el-Sheikh është një qytet turistik egjiptian midis shkretëtirës së Gadishullit Sinai dhe Detit të Kuq. Është i njohur për plazhet e saj me rërë, ujërat e pastër dhe shkëmbinjtë nënujorë me korale.

Fluturimet nga Tirana drejt Sharm el-Sheikh fillojne nga data 6 Korrik 2021. Udhetimet mund të rezervohen pranë çdo agjencie turistike.

 Fillojnë fluturimet me Hurghada, Egjipt

 Hurghada gjithashtu është një qytet turistik plazhi që shtrihet rreth 40 km përgjatë bregdetit të Detit të Kuq të Egjiptit. Hurghada i njohur për zhytje dhe njihet për shkollat e saj të zhytjes. Ka shumë restorante, bare dhe klube të natës, ndërsa qyteti i vjetër, El Dahar, është shtëpia e kafeneve tradicionale egjiptiane.

Fluturimet nga Tirana drejt Hurghada fillojne nga data 19 Korrik 2021. Udhetimet mund të rezervohen pranë çdo agjencie turistike.

Më shumë


spot_img
spot_img

spot_img