Tirana
clear sky
10.5 ° C
10.5 °
10.5 °
82 %
2.1kmh
0 %
Sht
19 °
Die
19 °
Hën
13 °
Mar
12 °
Mër
5 °
E premte, 24 Mars, 2023

“Të lirohen ambientet”, Ministria e Financave i përgjigjet “Hysenbelliu Group”: Gazeta Panorama s’ka paguar detyrimet

Lajme të ngjashëm

Ministria e Financave dhe Ekonomisë ka reaguar sot lidhur me lajmin se Gazetës Panorama i është kërkuar të lirojë ambientet e marra me qira nga shteti, disa ditë përpara se fadromat e IKMT-së të nisin shkatërrimin e pishinave të resortit “Prestige”, aktivitete në pronësi të biznesmenit “Irfan Hysenbelliu”.

Ministria e Financave thotë se lirimi i ambienteve të “Panoramës” që është pjesë e “Focus Media News”, nuk është kërkuar nga kryeministri Edi Rama, por është bazuar në një vendim të formës së prerë të gjykatës, pasi gazeta në fjalë sipas MInistrisë ka 6 vite pa paguar detyrimet.

“Deklarata e mediave të zotit Irfan Hysenbelliu, se gjykata e ka shpallur të paligjshme shkresën e MFE është një trillim”, thuhet ndër të tjera në reagimin e Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë.

Kujtojmë se kërkesa për lirimin e ambienteve ka ndodhur vetëm pak ditë para aksionit të sotëm të IKMT-së për prishjen e dy pishinave të Prestige Resort.

“Hysenbelliu Group” ka deklaruar se aksioni i IKMT-së është i paligjshëm, pasi lejen e ka firmosur vetë kryeministri Edi Rama. Sakaq “Foku Media News” shprehet se vendimi për lirimin e ambienteve të gazetës është rrëzuar nga gjykata.

Sqarim i Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë:

Në vazhdën e sulmeve të mbushura me trillime, të cilat kanë shënjestruar muajt e fundit institucionet e Tatimeve dhe Doganave, nga mediat e zotit Irfan Hysenbelliu, sot ka dalë një tjetër në adresë të MFE.

Sipas tyre, Kryeministri ka kërkuar lirimin e ambienteve shtetërore të marra me qira nga grupi mediatik i zotit Irfan Hysenbelliu për t’i mbyllur gojën mediave të tij. Kjo është një shpifje dashakeqe, si plot të tjera të prodhuara nga ky grup mediatik.

Bëjmë me dije se: Po, ka pasur një kontratë qiraje mes Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë dhe “Focus Media Group”, e cila ka përfunduar në datën 25.07.2022.

Referuar kontratës së lidhur dhe konkretisht nenit 7 “Zgjidhja e kontratës”, pika 7.1, parashikohet që:

“Kontrata zgjidhet me mbarimin e afatit të përcaktuar në pikën 3.1 të kësaj kontrate”. Ministria e Financave dhe Ekonomisë, me cilësinë e subjektit qiradhënës, ka njoftuar subjektin përmes korrespondencës shkresore mbi përfundimin e afatit të kontratës së qirasë për godinat që duhet t’i kthehen shtetit.

Në të njëjtën kohë, “Gazeta Panorama”, pjesë e “Focus Media Neës” që ushtron aktivitetin e saj në të njëjtat godina, rezulton të mos ketë paguar as detyrimet financiare kontraktuale prej 6 vitesh.

Deklarata e mediave të zotit Irfan Hysenbelliu, se gjykata e ka shpallur të paligjshme shkresën e MFE është një trillim.

Gjykata ka marrë një vendim pezullimi proceduarial të lirimit të godinave shtetërore, derisa çështja të trajtohet dhe zgjidhet me vendim gjyqësor të formës së prerë.

MFE e respekton plotësisht këtë vendim dhe pret që gjykata t’i njohë shtetit të drejtën e tij për të rimarrë pronën që i takon.

Më shumë