Tirana
clear sky
30.5 ° C
30.5 °
30.5 °
45 %
2.6kmh
0 %
Mar
30 °
Mër
40 °
Enj
39 °
Pre
32 °
Sht
35 °
E martë, 3 Gusht, 2021

“Të lihet përgjithmonë jashtë drejtësisë”, Komisioneri Publik dëgjon ONM-në dhe ankimon në KPA konfirmimin në detyrë të Elisabeta Imerajt

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit (ONM) më 29 qershor paraqiti prova shtesë para Komisionerit Publik, duke kërkuar që të ankimohet vendimi i konfirmimit në detyrë të Kryeprokurores së Tiranës Elisabeta Imeraj.

SIpas ONM, Imeraj duhet të rigjykohet për të treja kriteret, teksa pretendon se Imeraj duhet të lihet jashtë nga sistemi i drejtësisë, edhe pse KPK e konfirmoi në detyrë.

Elisabeta Imeraj u konfirmua në detyrë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, pasi ndaj saj nuk u gjet asnjë provë kundër.

Sot Komisioneri Publik, brenda afatit ligjor, ushtroi ankim në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, pranë Gjykatës Kushtetuese, kundër vendimit nr. 363, datë 1.4.2021, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, për subjektin e rivlerësimit, znj. Elizabeta Imeraj me detyrë prokurore/ Drejtuese e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë. Komisioneri Publik, pasi shqyrtoi vendimin nr. 363, datë 1.4.2021, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, në vlerësim edhe të rekomandimit të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit (ONM), konstaton se vendimi është i cënueshëm në tërësinë e tij dhe se subjekti i rivlerësimit, znj. Elizabeta Imeraj, nuk plotëson kushtet për konfirmimin në detyrë.

Nëpërmjet këtij ankimi, Komisioneri Publik kërkon nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit të marrë në shqyrtim çështjen në seancë publike dhe, në përfundim të gjykimit, të ndryshojë vendimin nr.363, datë 1.4.2021, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, duke vendosur shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit, znj. Elizabeta Imeraj.

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img