Tirana
clear sky
7.5 ° C
7.5 °
7.5 °
87 %
1kmh
0 %
Sht
16 °
Die
17 °
Hën
15 °
Mar
13 °
Mër
9 °
E shtunë, 1 Prill, 2023

Të lidhur nga muzika… dhe dhuratat!

Lajme të ngjashëm

Sot është mbrëmja e katërt e “Festës së Birrës” në Korçë, një traditë tashmë disa vjeçare, që mbledh me mijëra njerëz, jo vetëm nga qyteti i Korçës, por edhe nga gjithë Shqipëria, si dhe turistë nga e gjithë bota. Muzikë dhe argëtim, ushqim i mirë, birra, lojëra. Dhe #kudomety, kudo ku ka qejf e festë, sigurisht, nuk mungon asnjëherë Vodafone që, nëpërmjet rrjetit cilësor e të shpejtë, mundëson ndarjen dhe shkëmbimin e eksperiencave të bukura edhe në këto ditë e netë vere.

Në festën e cila po organizohet prej disa ditësh (17-21 gusht) dhe që organizohet në Terminalin e Korçës, përveç se me muzikën e emrave të mirënjohur të muzikës moderne shqiptare, si Aurela Gaçe, Eugent Bushpepa, Capital T, Offchestra, etj, pjesëmarrësit janë argëtuar shumë edhe në këndin organizuar nga Vodafone me lojëra si beer pong, darts, etj. Fituesit që janë sfiduar në këto lojëra kanë marrë madje edhe shumë dhurata nga Vodafone, mes të cilave edhe smart phone.

Mbrëmja e sotme do të jetë edhe ajo më e rëndësishmja, kjo falë pjesëmarrjes së këngëtarit të njohur grek, Konstantinos Argiros, i cili do të ndezë atmosferën me repertorin e tij të njohur. Prandaj, nëse fundjava të ka gjetur pa asnjë plan, je në kohë t’i bashkohesh kësaj feste dhe të argëtohesh në këndin me lojëra dhe argëtim, ku të presin edhe shumë surpriza.

Më shumë