Tirana
scattered clouds
3.5 ° C
3.5 °
3.5 °
100 %
1kmh
40 %
Mër
12 °
Enj
14 °
Pre
14 °
Sht
15 °
Die
16 °
E mërkurë, 30 Nëntor, 2022

Të lidhur e të pushkatuar në mes të rrugës, mbi 400 trupa civilësh gjenden në rajonin e Kievit, ministri i Brendshëm: Kjo shifër do të rritet

spot_img

Lajme të ngjashëm

Vazhdojnë të gjenden trupat e qindra civilëve të pajetë në rajonin e Kievit.

Zyrtarët ukrainas në një përditësim ditën e sotme shprehen se të paktën 400 civilë janë gjetur të pajetë deri më tani në Kiev, pas largimit të trupave rusë nga ky rajon.

Përpjekjet për të gjetur trupat e tjerë të qytetarëve bëhen të vështirë pasi rusët kanë vendosur mina në zona të ndryshme të Kievit.

Në një deklaratë ministri i Brendshëm ukainas, Denys Monastyrskiy tha “Në rajonin e Kievit ka mina. Grupet e shpëtimit thonë se po lëvizin hap pas hapi dhe nuk përmendin numrin e civilëve të vrarë. Kjo shifër padyshim do të numërohet në qindra. Shumë vendas raportohen të zhdukur. Po konstatohet se disa janë rrëmbyer dhe torturuar nga rusët dhe disa rezultojnë të zhdukur”.

Duke përmendur vendet si Bucha, Irpin dhe Hostomel, këshilltari i ministrisë së brendshme Vadym Denysenko tha se rreth 400 civilë janë gjetur të vdekur në rajonin e Kievit, por përcaktoi se ato shifra ishin paraprake dhe do të përditësoheshin.

Kujtojmë që ditën e djeshme qarkullon disa foto të frikshme që tregonin civilë të lidhur dhe të ekzekutuar nga rusët në mes të rrugës.

Mirëpo për masakrën në Bucha Rusia tha se ishte një provokim dhe se ushtarët rusë janë tërhequr nga atje më 30 mars dhe se asnjë civil nuk është vrarë gjatë atij që ata cilësojnë si Operacion Special.

Pamje të rënda nga rajoni i Kievit

Më shumë




spot_img








spot_img