Hapësire reklamuese

Aktualitet

Të lënduarit nga tërmeti, Manastirliu: 35 persona ndodhen tek Trauma, 9 në gjendje më të rëndë

Shkruar nga Newsbomb

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka folur sërish për situatën pas tërmetit që mori edhe jetë njerëzish. Manastriliu raportoi për gjendjen shëndetësore të të lënduarve dhe siguroi që ekipet e emergjencës dhe stafi mjekësor ndodhet të gjithë në terren.

'Duhet një punë e jashtëzakonshme për të përballuar këtë situatë të vështitë për ne. Urgjenca paraspitalore ndodhet në terren e angazhuar në operacionet e shpëtimit.

Aktualisht 35 të lënduar po marrin shërbime pranë Spitalit të Traumës, 9 raste janë më të rënda dhe po mbahen ende nën observim nga stafi mjekësor dhe infermieror. Mjekët do të flasin më gjatë për gjendjen e tyre.

Ndërkohë në spitalin e Durrësit, gjendja është më e qetë. Shumica prej të lënduarve ndodhen në repartet e ortopedisë dhe urgjencës.

Do jemi në kontakt të vazhdueshëm për çdo dinamikë dhe zhvillim të fundit. Çdo sekondë është shumë e vlefshme për ne.

Dua të raaportoj se në spital nuk ka pasur humbje jete, por raportohet për persona që kanë vdekur gjatë rrugës për në spital', tha Manastriliu.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.