Hapësire reklamuese

Politikë

Te Kushtetuesja bëhet sot gjyqi i 30 qershorit, Shoqata e Bashkive kërkon të shpallen të pavlefshme zgjedhjet e 2019

Shkruar nga Newsbomb
Te Kushtetuesja bëhet sot gjyqi i 30 qershorit, Shoqata e Bashkive

Në Gjykatën Kushtetuese ka nisur parditen e sotme gjyqi për zgjedhjet e 30 qershorit 2019. PD dhe LSI i bojkotuan këto zgjedhje, pasi disa muaj më parë kishin djegur mandatet dhe braktisën parlamentin.

Socialistët u futën në zgjedhje bashkë me disa parti të vogla. Ndërkohë, Shoqata e Bashkive e drejtuar nga Voltana Ademi ka bërë padi dhe kërkon që këto zgjedhje të shpallen të pavlefshme. Sipas Ademit, këto zgjedhje duhet të shpallen si antikushtetuese.

Kryetarja e Shoqatës së Bashkive kërkon verifikimin e kushtetueshmërisë së veprimtarisë së Partisë Bindja Demokratike, në lidhje me regjistrimin e saj në Gjykatë për zgjedhjet e datës 30 qershor 2019. Partia e Patozit u regjistrua si parti vetëm pak ditë para zgjedhjeve dhe pati kandidatët e saj në garë.

Subjektet e interesuara për çështjen janë Presidenti Republikës së Shqipërisë, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë, Këshilli i Ministrave, Avokati i Popullit, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve dhe Partia Bindja Demokratike.

Voltana Ademi pretendon se në 30 qershor 2019 qytetarëve shqiptarë iu mohua e drejta për të zgjedhur, duke qenë se nuk apti alternativa të tjera në garë veç socialistëve.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll