Hapësire reklamuese

Showbiz & Lifestyle

“Të kesh mik edhe kryeministrin”, makina e Luiz Ejllit e mbushur me gjoba

Shkruar nga Newsbomb
“Të kesh mik edhe kryeministrin”, makina e Luiz Ejllit e

Këngëtari Luiz Ejli ka treguar se makina e tij është e mbushur me gjoba.

Personazhi fitues i “Big Brother VIP2” i cili u bë një fenomen mediatik gjatë kohës së tij në program, ka reaguar në një “story” në llogarinë e tij të Instagramit duke thënë se në makinën e tij ka gjoba për shpejtësi, për rripin e sigurimit dhe për përdorimin e telefonit.

Ejli nuk i ka kursyer shakatë dukë thënë që edhe po të kesh mik kryeministrin apo një zyrtar tjetër të lartë të shtetit, radari dhe droni do bëjnë punën e tyre duke vënë automatikisht gjobën. Ai ka shtuar se do shkojë t’i paguajë gjobat dhe në fund ka dhënë një këshillë për shoferët që të ecin avash dhe të vejnë rripat e sigurimit.

“Sa u çova prej gjumit, si shkodran dihet që na ka qejfi shumë të flemë në zheg, thash po kontrolloj makinën për gjoba, kur ça me pa. Gjobë për shpejtësi, për rrip, për përdorim telefoni.

Tani u binda që të kesh mik kë të duash, polic, ministër, kryeministër, ky radari qenka, edhe këta dronët. Shkurt muhabeti po shkoi i paguaj, s’po u athem sesa, por mend për herë të tjera. Meqë ra fjala, ecni avash, veni rripat dhe shihni rrugën” është shprehur ai.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese