Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Bota

“Të kërcënuar” nga mutacioni i koronavirusit, OBSH kundër lehtësimit të masave: Është një sfidë e madhe, situata e Indisë mund të ndodhë kudo

Shkruar nga Newsbomb
“Të kërcënuar” nga mutacioni i koronavirusit, OBSH

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka paralajmeruar se të gjitha vendet nuk duhet të lehtësojnë masat e vendosura për parandalimin e Covid-19 pasi situata e krijuar në Indi mund të jetë “kërcënuese” për vendet e tjera.

India ditët e fundit po përballet me një situatë katastrofike për shkak të mutacionit të ri që ka pësuar koronavirus.

“Mutacioni I dyfishtë”, i cili është shfaqur në Indi sipas OBSH mund të shfaqet dhe në vendet e tjera.

 “Është gjithmonë një sfidë e madhe për vendet ku masat individuale të mbrojtjes janë relaksuar, ku tubimet masive po ndodhin, ku ka lloje më ngjitëse dhe ku mbulimi i vaksinimit është i ulët, të gjitha këto mund të krijojnë stuhi të përsosur,” ka thënë drejtori i OBSH-së për Evropën, Hans Klugge.

Në të gjithë Europën po vazhdon vaksinimi masiv I të gjithë qytetarëve, e cila përfshin shumë vende të Azisë Qendrore, dhe sipas disa statistikave nga OBSH, 7% e popullsisë është vaksinuar plotësisht.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll