Tirana
light rain
16.5 ° C
16.5 °
16.5 °
94 %
1.5kmh
75 %
Mar
24 °
Mër
25 °
Enj
25 °
Pre
24 °
Sht
24 °
E martë, 30 Maj, 2023

“Te kafja përballë Parlamentit”, gazetari zbulon kush është personi krah Klodian Zotos: Ja kur është bërë FOTO e të shumëkërkuarit nga SPAK

Lajme të ngjashëm

Dje, në media u publikua një foto e biznesmenit Klodian Zoto, i cili është shpallur në kërkim nga Prokuroria Speciale SPAK për aferën e inceneratorëve. Aludimet ishin të shumta për kohën kur ishte realizuar foto dhe për vendin, nëse ishte apo jo në Shqipëri.

Gazetari investigativ Artan Hoxha, thotë se sipas burimeve dhe konstatimeve të tij, foto është realizuar në një kafe përballë Parlamentit, te “Rruga e Elbasanit”. Madje, gazetari zbulon se personi “enigmatik” që qëndron krah tij është babai, kineasti Agim Zoto.

“Nese foto eshte bere ditet e fundit, kur Klodian Zoto eshte kthyer ne njeriun me te kerkuar ne Shqiperi, apo me heret, eshte kollaj e verifikueshme, pasi e gjithe zona eshte e mbuluar me kamera sigurie “, shkruan Hoxha ndër të tjera. Megjithatë, në komente gazetari thotë se foto është realizuar para se të shpallej në kërkim.

“… eshte foto e para disa muajve, para se te shpallej ne kerkim sepse edhe veshja e tij eshte me teper veshje vjeshte. Sigurisht ai kaloi kufirin e Shqiperise dy jave perpara se te leshohej urdherarresti”, thotë ai.

Shënimi i plotë i Artan Hoxhës:

Bosi i inceneratoreve ne kafen e babait, perballe parlamentit

Kete foto ma nisi sot pasdite me sms, nje kolegu im qe jeton jashte shtetit dhe qe drejton nje nga portalet me te njohur ne vend.

Me kerkonte te identifikoja, ku eshte bere kjo foto dhe nese personi qe ndodhet ne tavoline bashke me Klodian Zoton, personazhin me te perfolur dhe me te kerkuar te koheve te fundit, ishte Drejtori i Akademise se Rendit dhe Sigurise, Bilbil Mema.

Duke e njohur nga afer ish-drejtorin e pergjithshem te Policise se Shtetit, Bilbil Mema, ja perjashtova menjehere kete fakt.

Por duke e pare me vemendje foton, tavolinen, karriget dhe sfondin, mu duk si ambjent i njohur.

Jo me larg se sot paradite kisha kaluar ne kembe para atij lokali, i cili ne fakt ka bllokuar me tavolinat e tij, jo vetem trotuarin por edhe rrugen e kalimtareve.

Ne foto ndodhet bosi i inceneratoreve, Klodian Zoto, me babain e tij, kineastin Agim Zoto.

Ky lokal ndodhet sapo kalon Uren e Tabakeve dhe hyn ne pedonalen qe te nxjerr te Qendra tregetare Toptani apo Kalaja e Tiranes.

Lokali eshte prone e Agim Zotos, babait te bosit te inceneratoreve dhe eshte ngjitur me lokalin e presidentit te FK Kukesi, Safet Gjici.

Ky ambjent eshte i frekuentuar dhe nga deputetet e Kuvendit te Shqiperise para fillimit, gjate pushimit, apo pas mbarimit te seancave plenare, pasi ndodhet vetem 30 metra perballe traut te hyrjes se Parlamentit.

Nese foto eshte bere ditet e fundit, kur Klodian Zoto eshte kthyer ne njeriun me te kerkuar ne Shqiperi, apo me heret, eshte kollaj e verifikueshme, pasi e gjithe zona eshte e mbuluar me kamera sigurie.

Sigurisht nese foto eshte bere pasi Klodian Zoto u shpall ne kerkim nga policia, kjo do te ishte nje skandal i madh. Per me teper qe ky lokal ndodhet perpara parlamentit dhe frekuentohet nga deputetet, te cilet ndoshta jane dhe anetare te komisionit hetimor per inceneratoret.

Por ky eshte nje detaj, qe verifikohet vetem me nje kontroll te shpejte te kamerave te sigurise.

Per me teper, banesa e babait te bosit te inceneratoreve, ndodhet vetem 50 metra me siper, ne njeren nga dy kullat perpalle Toptani Center dhe mund te zbulohet fare kollaj nese Zoto ka qene ose jo ne lokalin e babait te tij.


Më shumë