Kandidati për deputet për Partinë Socialiste, Ervin Bushati është babai i tre djemve, Afredit, Matiasit dhe Tomit.
Bushati së fundmi ka rrëfyer se kur ata bëhen bashkë zhvillojnë aktivitete të ndryshme dhe se kanë një marrëdhënie shoqërore.
“Une kam tre djem. I madhi Alfredi është 9 vjeç, Matias 7 vjeç dhe i vogli Tom 3 vjeç. Kur behemi të katërt bashkë zhvillojmë aktivitete të ndryshme. Luajmë, lexojmë, gatuajmë. Jemi shokë shumë të mirë. Edhe pse politika të mban shumë të angazhuar mundohem që të jem sa më prezent në shtëpi dhe të ndaj sa më shumë kohë me fëmijët, që për mua është koha më e çmuar”, thotë Bushati për Revista Who.
I pyetur nëse i ka mbetur peng se nuk ka një vazjë, Bushati thotë se tre djemtë janë dashuria e tij më e madhe.
“S’do të thoja peng, pasi tre djemtë janë dashuria më e madhe që kemi. Kudo më pyesin “po vajzën kur do e bësh?”, por them se është kapitull i mbyllur kjo çështja e vajzës (qesh)”, thotë ai.