Tirana
light rain
21.5 ° C
21.5 °
21.5 °
83 %
1kmh
75 %
Die
26 °
Hën
30 °
Mar
33 °
Mër
34 °
Enj
29 °
E shtunë, 13 Gusht, 2022
spot_img

“Të jesh në NATO, do të thotë që je i sigurtë”, Vjosa Osmani e prerë: Serbia të zgjedhë BE-në ose Moskën

spot_img

Lajme të ngjashëm

Presidentja Vjosa Osmani ka folur për aspiratat e Kosovës që të aplikojë për statusin e kandidatit, për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Ajo u shpreh në një intervistë për “CNN” se Kosova asnjëherë nuk ka dëshiruar të gjejë rrugë tjetër, përpos asaj Euroatlantike.

Osmani ka folur ndër të tjera edhe për pikëpamjet se Serbia po ecën në rrugën drejt Bashkimit Evropian, duke thënë se nuk beson në diçka të tillë.

albsig

“Serbia provon të ecë edhe rrugës së Moskës edhe rrugës së Evropës. S’mund të ecësh në të dy rrugët, të të njëjtën kohë”, tha Osmani.

Për kërkesën që Kosova të bëhet anëtare e NATO-s, Presidentja Osmani ka thënë se pas sulmit ushtarak të Rusisë ndaj Ukrainës, “çdokush” e ka kuptuar se të jesh në NATO, do të thotë të jesh i sigurtë.

“Të jesh në NATO do të thotë të jesh i sigurt. Kështu që, praktikisht, arsyeja kryesore pse populli i Kosovës dhe vizioni ynë si krerë të institucioneve të Kosovës është që të bëhemi anëtar i NATO-s, është për shkak të sigurisë dhe mbrojtjes. Por, edhe se ne nuk e shohim NATO-n vetëm si një makineri ushtarake, por si një sistem bazë të vlerave”, ka thënë Osmani.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img