Tirana
overcast clouds
13.5 ° C
13.5 °
13.5 °
77 %
0.5kmh
90 %
Die
19 °
Hën
20 °
Mar
21 °
Mër
21 °
Enj
15 °
E diel, 17 Tetor, 2021
spot_img

‘I ndau Covidi’/ Pas dy muajsh, babai përqafon mes lotësh vajzën 4 vjeçe të sëmurë me kancer (VIDEO EMOCIONUESE)

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

3d39c2fa76b324f87de024c3b502e58a

Covid-19 i kishte ndarë ata, përkohësisht nga njeri-tjetri. Mila 4-vjeçare, e cila vuante nga Leucemia, duhej të izolohej dhe të mos e takonte babain e saj, i cili gjatë pandemisë vazhdonte të shkonte në punë.

Foto që tregonte ata të dy të ndarë nga një “mur’ xhami, e shkrepur nga mamaja Lynda Sneddon, është bërë virale në gjithë botën.

foto_prekes.jpg

Tashmë ata të dy më në fund janë përqafuar së bashku. Video emocionuese e shpërndarë online, tregon momentin e takimit mes tyre, plot entuziazëm dhe mes lotësh.

Babai dhe vajza kishin dy muaj që nuk takoheshin. Ai vendosi të vetëizolohet në mënyrë që të mos bëhej rrezik për shëndetin e vajzës. Mirëpo çdo pasdite, ai kalonte për ta përshëndetur atë nga dritarja e shtëpisë së tyre në Falkirk, Skoci. Më në fund pritja e gjatë mbaroi.

Edhe pse situata emergjente ende s’ka përfunduar, Scott nuk mundtë qendronte më gjatë, kështu që ai kërkoi pak pushime të pronari i tij. Ai qendroi në shtëpi plot dy javë dhe kur u sigurua që nuk kishte Covid dhe se s’do mund ta infektonte vajzën e tij, i tha asaj se do shkonte ta takonte. Reagimi emocionues i Milës së vogël, është prekës. Të gjithë u prekën dhe video mori mijëra klikime.  

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img