Tirana
broken clouds
10.5 ° C
10.5 °
10.5 °
87 %
1kmh
75 %
Sht
13 °
Die
13 °
Hën
16 °
Mar
16 °
Mër
16 °
E shtunë, 3 Dhjetor, 2022

“Të ishte Enver Hoxha, do kishe bërë karrierë”, Dash Shehi debaton me analistin, Zyla: Je politikan i vjetër, shumë i dëshpëruar

spot_img

Lajme të ngjashëm

Deputeti Dashamir Shehi është përfshirë mbrëmjen e sotme në një debat me analistin Juljan Zyla, teksa diskutonin për çmimin e energjisë elektrike. Zyla, sipas panelistëve të tjerë ishte duke mbrojtur qeverinë, gjë që nuk i ka pëlqyer Shehit dhe e ka ironizuar.

“Më vjen keq që ka ikur Enver Hoxha, djem si ju do bënit karrierë”, i ka thënë Shehi analistit Zyla, ndërsa ky i fundit i është kthyer duke e quajtur politikan të vjetër dhe shumë të dëshpëruar. Të dy janë të ftuar në emisionin “Open”.

Zyla: Unë s’mbroj qeverinë, mos më bëj komplimente kot. Do kishte zemërim të njerëzve nëse do ishte kapriço e qeverisë. Luftën në Ukarainë nuk po e shpik Rama. Kjo qeveri po përpiqet ta menaxhojë këtë krizë. Ndërsa ka pa qeveri të tjera që s’kanë menaxhuar asnjë përmbytje në Shkodër.

Shehi: Më vjen keq që ka ikur Enver Hoxha, djem si ju do bënit karrierë

Zyla: Keni bërë ju karrierë

Shehi: A ndjen një lloj sakëlldie për atë që thua vetë! Për këtë dritë që të jep kjo qeveri! Më dhe ndjesi shumë të keqe.Ty ishalla të bëjnë mas Ramës. Nuk flet njeriu kështu në 2022.

Zyla: Ju politikanët e vjetër keni teknikë shumë të dëshpëruar.

Shehi: Mua me vjen zor të diskutoj me ty, por më ka thirr kjo!

Zyla: Për çfarë ke studiuar ti, unë kam studiuar shkenca politike

Shehi: Po për raketa të kesh studiuar. Unë s’kam fare shkollë jam autodidakt.

Më shumë




spot_img








spot_img