Tirana
scattered clouds
8.5 ° C
8.5 °
8.5 °
87 %
2.6kmh
40 %
Pre
18 °
Sht
16 °
Die
16 °
Hën
14 °
Mar
11 °
E premte, 9 Dhjetor, 2022

“Të isha si Rama, do të shqetësohesha”, Fevziu: Kriza po dëmton shtresën e mesme! Qeveria rrezikohet atëherë kur nuk e pret

spot_img

Lajme të ngjashëm

Gazetari Blendi Fevziu thotë se Edi Rama po qeveris i pashqetësuar nga opozita, pasi dy rivalët e tij, Metën dhe Berishën, i konsideron si persona me probleme me perëndimi.

I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, Fevziu tha se qeveritë rrezikohen atëherë kur nuk e presin dhe se kriza ekonomike po rrezikon seriozisht shtresën e mesme, duke i çuar drejt varfërisë.

Pjesë nga biseda:

Si ju duket deri tani qeverisja e Ramës në kohë krize? A shihni veprime për të menaxhuar një situatë të vështirë, apo si gjithmonë jemi në mëshirë të fatit?

Blendi Fevziu: Unë do të isha shumë herë më i shqetësuar sesa shoh kryeministrin, në raport me ekonominë këtë dimër. Mund të çojë një pjesë të shoqërisë së mesme në kufijtë e varfërisë. Mendoj se qeveria duhet të ishte pak më e kujdesshme. Shpresoj të fokusohen tek pensionistët, sepse kanë thënë se do të ketë disa paketa. Nuk e di si mund të jetojnë pensionistët. Kam takuar një zonjë me 78 mijë lek të vjetra pension. Shumica shkojnë për ilaçe. Jetojmë në shoqëri ku përpiqen fëmijët ti ndihmojnë nga emigrimi.

Mendoni se qeveria është e rrezikuar? A do të ketë përpjekje për rrëzimin e qeverisë?

Blendi Fevziu: Rama ndihet komod me opozitën, sepse mendon se janë dy persona që kanë probleme me Perëndimin. Por, qeveritë e pësojnë më keq, kur mendojnë se janë më të sigurta se kurrë. E di që nuk janë të njëjtat rrethana, por e mbani mend në vitin 1997 kur nisën protestat dhe opozita doli dy javë me vonesë. Dolën njerëzit në rrugë. Ishte publiku dhe protestat. Kjo që i ka ndodhur opozitës shqiptare në 2019, largimi nga parlamenti dhe mospjesëmarrja në zgjedhje do të ketë kosto mbi 20 vjeçare.

Opozita do të kishte minimalisht 25 kandidatë potencialë për fitues dhe do të bënte betejë për të paktën 15. Rama kërcënohet nga reagimi publik më shumë sesa nga opozita.

Më shumë




spot_img








spot_img