Hapësire reklamuese

Aktualitet

Të infektuarit me HIV si rezultat i marrëdhënieve homoseksuale, Drejtoria e Burgjeve: Të dhënat nuk janë reale

Shkruar nga Newsbomb

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka hedhur poshtë të dhënat e studimit ku bëhej e ditur se janë shtuar rastet e personave të infektuar me HIV/AIDS si rrjedhojë e marrëdhënieve homoseksuale në ambientet e vuajtes së dënimit.

Në një njoftim për mediat, drejtoria thekson se të dhënat nuk janë reale dhe nuk pasqyrojnë situatën brenda burgjeve. Sipas saj, personat e infektuar kanë hyrë në burg të sëmurë dhe nuk e kanë marrë atë brenda atyre ambienteve.

“Të dhënat e referuara në këtë studim nuk pasqyrojnë situatën reale në sistemin e burgjeve sa i përket rasteve të diagnostikuar me sëmundje seksualisht të transmetueshme të infektuar në sistemin e burgjeve. Aktualisht në sistemin e burgjeve ka shtetas të diagnostikuar me HIV AIDS të cilët nuk janë infektuar në sistemin e burgjeve, por të infektuar në jetën e lirë, përpara pranimit në Institucionet e Ekzekutimit të Vendimeve Penale. Për sa i përket të dhënave që u referuan gjatë takimit mbi mundësinë e infektimit nëpërmjet kryerjes së tatuazheve në burg, sqarojmë se mjetet që përdoren për kryerjen e tatuazheve nuk lejohen në asnjë institucion penitenciar, pasi hyjnë në kategorinë e sendeve të ndaluara”, thuhet në njoftim.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese