Tirana
broken clouds
25.5 ° C
25.5 °
25.5 °
65 %
3.6kmh
75 %
Sht
28 °
Die
29 °
Hën
26 °
Mar
23 °
Mër
25 °
E shtunë, 18 Shtator, 2021
spot_img

“Të infektuarit me Covid-19 janë më shumë se raportohen”, Brataj:  Njerëzit ngatërrojnë shenjat e “Delta-s” me ftohjen

spot_img

Lajme të ngjashëm

Shifrat e të infektuarve  me koronavirus në dy javët e fundit ka ardhur duke u rritur, ndonëse vijon procesi i vaksinimit masiv.

Kreu i Urgjencës Kombëtare Skënder Brataj ka folur për shifrat e të infektuarvëve në djavët e fundit, ku sipas tij këto shifra realisht janë më të larta se ato që raportohen.

Ai u shpreh se të prekurit shpesh herë ngatërrojnë shenjat me ftohjen dhe neglizhojnë të bëjnë testin e Covid-19,  duke shtuar se të konfirmuarit pozitiv po shfaqin shenja të variantit Delta.

“Shenjat kryesore ngatërrohen më shumë me ftohjen, sidomos që tashmë njerëzit mendojnë se ajri i kondicionuar jep ato shenja që janë dhe tipike për variantin delta. Një gjë tipike është edhe diarreja. Për fatin e mirë nuk ka forma të rënda”, u shpreh Brataj.

Brataj u shpreh se variant Delta mund të jetë prezent në Shqipëri, pasi së fundmi është rritur ndjeshëm numri i rasteve të reja.

“Shpejtësia e përhapjes së tij është më e madhe dhe ka një % shumë të lartë si virus krahasuar me variantet e tjera duke e bërë dhe më të rrezikshëm në përhapje. Mund të jetë prezent në Shqipëri këtë e tregon dhe numri i rasteve të reja në vendin tonë”, ka shtuar ndër të tjera Brataj për ABC News.al

Lexo edhe:

Nuk ka lajme të lidhura për këtë lajm

Më shumë

spot_img