Ish-kryeministri Sali Berisha thotë se dhjetra studentë në Repartin e Bunavisë janë infektuar me koronavirus.
Berisha ka postuar në Facebook, denoncimin që thotë se ia ka dërguar një prej studentëve. Sipas nga 120 studentë, një pjesë janë infektuar me COVID-19, dhe qëndrojnë të izoluar në dhomë.
Postimi Berishës:
Gjendje alarmante e studenteve ne Bunavi.
Dhjetra te semure asnje kujdes per ta!
Lexoni denoncimin e studentit dixhital. sb
Përshënetje doktor po të shkruaj për një problem serioz jemi 120 studentë në Repartin e Bunavisë dhe dhjetra prej nesh janë të infektuar me Covid-19 rastet po shtohet dita ditës. Ministria dhe shteti perveç se i fshehin nuk mer asnjë masë. Ata që janë infektuar janë mbyllur nëpër dhoma dhe nuk po merret askush me gjendjen e tyre jemi në ankth dhe për jetën tonë.