Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Të infektuar me Covid, prokurorët e SPAK Vladimir Mara dhe Dritan Premçi mungojnë në seancën e Tahirit

Shkruar nga Newsbomb
Të infektuar me Covid, prokurorët e SPAK Vladimir Mara dhe Dritan

Seanca e sotme ndaj ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, është shtyrë për një datë të dytë, shkruan newsbomb.al. Shkak është bërë mosparaqitja në seancë e dy prokuorëve specialë të SPAK, Vladimir Mara dhe Dritan Premçi.

Gjyqi i caktuar për sot në Gjykatën e Posaçme të Apelit nuk është mbajtur sepse Mara dhe Premçi janë infektuar me Covid-19. Në GJKKO Tahiri do të gjykohej nga tre gjyqtarë të cilët kanë ardhur nga rrethet dhe nuk janë pjesë e trupës së Apelit të Posaçëm.

Ish-ministri dhe avokati i tij Maks Haxhia kanë shkuar në sallë, por kanë dalë prej andej shumë shpejt sepse janë njoftuar se gjyqi nuk do të bëhej, ngaqë dy përfaqësuesit e organit të akuzës mungonin, për shkak se janë prekur nga Covid-19.

Seanca e radhës është caktuar të mbahet më datë 31 janar 2022.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese