Në qytetin e Vlorës nuk do të votojnë 127 qytetarë, të cilët janë të infektuar me Covid-19.
Po ashtu dhe në Himarë nuk do të marrin pjesë në votimet e së dielës 7 qytetarë pasi janë të karantinuar si pasojë e infektimit me koroinavirus.
Pak ditë më parë kreu i KQZ Ilirjan Celibashi deklaroi se personat e infektuar me COVID-19 që janë karantinuar në shtëpi, apo trajtohen në spital nuk do të kenë mundësi të votojnë në zgjedhjet e 25 prillit.