Hapësire reklamuese

Politikë

Të hënën nisin fluturimet për të sjellë shqiptarët e bllokuar jashtë, reagon Pollo: Qeveria pranoi propozimin tonë! Më mirë vonë se kurrë

Shkruar nga Newsbomb
Pollo

Nga e hëna, shtetasit shqiptarë të mbetur jashtë kufijve në kushtet e situatës së krijuar nga COVID 19, do nisin të kthehen në shtëpitë e tyre, bëri me dije kryeministri Edi Rama i cili pohoi se ky mision i takon ‘Lasgushit’ me Air Albania’ së cilës i kërkoi që gjithçka ta bëjë falas.

Lidhur me këtë vendim ka reaguar PD përmes deputetit Genc Pollo i cili thotë se 9 ditë më parë, në emër të Partisë Demokratike, i kërkoi qeverisë të përdorë avionët e Air Albania per të sjellë në Shqipëri udhëtarët e mbetur. “Qeveria e ka pranuar më në fund edhe këtë propozim tonin. Më mirë vonë se kurrë”, thotë Pollo.

“9 ditë më parë, në emër të Partisë Demokratike, kërkova që qeveria të përdorë avionët e Air Albania per të sjellë në Shqipëri udhëtarët e mbetur në Europë.

Qeveria e ka pranuar më në fund edhe këtë propozim tonin. Më mirë vonë se kurrë. Të paktën, nuk do të jenë më të diskriminuar dhe të harruar nga shteti i tyre”, shkruan Pollo në facebook ndërsa ka vënë dhe foton e propozimit të bërë disa ditë më parë.

90522060_3102924779747287_5090456021596372992_n.jpg

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu