Hapësire reklamuese

Politikë

Të hënën nis shpërndarja e 5 mijë lekëshit të Vitit të Ri për pensionistët

Shkruar nga Newsbomb
Të hënën nis shpërndarja e 5 mijë lekëshit të

Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Ervin Mete njofton se Këshilli i Ministrave ka miratuar vendimin për shpërblimin e pensionistëve dhe personave të tjerë që përfitojnë trajtime financiare me bonusin e fundvitit, në masën 5 mijë lekë të reja. Në total, fondi arrin 3.5 miliardë lekë.

Mete thekson se bonusi i fundvitit do të shpërndahet së bashku me pensionet mujore përgjatë muajit dhjetor nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore.

Të gjithë përfituesit e këtij shpërblimi, do të mund ta tërheqin atë edhe pas festave. Nga ky bonus prej 5 mijë lekësh të reja ose 50 mijë lekë të vjetra përfitojnë rreth 700 mijë pensionistë, por edhe kategori të tjera, që marrin trajtime financiare.

Njoftimi i ministrit Ervin Mete:

Këshilli i Ministrave miratoi vendimin për shpërblimin e pensionistëve dhe personave të tjerë që përfitojnë trajtime financiare me bonusin e fundvitit, në masën 5 mijë lekë, me një fond total prej 3.5 miliardë lekësh.

Bonusi i fundvitit do të shpërndahet së bashku me pensionet mujore përgjatë muajit dhjetor nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore. Shpërblimi mund të tërhiqet nga përfituesit edhe pas festave të fundvitit.

Ky është bonusi i dytë që jepet brenda këtij viti, pas atij të akorduar në muajin prill, nga i cili do të përfitojnë rreth 700 mijë pensionistë, por edhe kategori të tjera, që përfitojnë trajtime financiare.

Në tre vitet e fundit, për indeksimin e pensioneve janë alokuar 25 miliardë lekë, të cilat me buxhetin e parashikuar për vitin e ardhshëm arrijnë në afro 30 miliardë lekë dhe me efekt të përhershëm në buxhetin e shtetit.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese