Tirana
clear sky
9.5 ° C
9.5 °
9.5 °
46 %
1.5kmh
0 %
Mër
8 °
Enj
11 °
Pre
11 °
Sht
11 °
Die
9 °
E mërkurë, 1 Shkurt, 2023

“Të hapet menjëherë rruga nga Ahmetaqi në Rinas”, deputetja e PD: Ndryshe protestës do t’i bashkohet Shkodra dhe gjithë veriu

spot_img

Lajme të ngjashëm

Deputetja e PD Greta Bardeli, kërkon nga qeveria që të hapë me dy drejtime rrugën nga kryqëzimi i Ahmetaqit deri “te rrethrrotullimi i statujës së “Nënë Terezës”. Sipas Bardelit, nëse kjo nuk ndodh, atëherë protestës do i bashkohet dhe veriu.

“Si deputete e Qarkut Shkodër kërkoj menjëherë hapjen e rrugës në 2 drejtime nga kryqëzimi i Ahmetaq (kthesa për aeroport kur vjen nga veriu) deri te rrethrrotullimi i statujës së “Nënë Terezës”. Qeveria menjëherë të heqë dorë nga kokëfortësia , përndryshe protestat e banorëve të Rinasit do të mbështeten nga Shkodra, Lezha e kudo nga veriu ku preken interesat e qytetarëve”, shkruan deputetja e PD.

Reagimi i plotë i Greta Bardelit:

Qytatarët e Qarkut Shkodër, Lezhë dhe gjithë veriut pa asnjë diskutim penalizohen tepër nga mbyllja e qarkullimit në drejtim të rrugës drejt aeroportit “Nënë Tereza”.

Vendim i nxituar pa marrë në konsideratë interesat e komuniteteve dhe veçanërisht veriut të vendit që goditet vazhdimisht nga vendimet e qeverisë!

Si deputete e Qarkut Shkodër kërkoj menjëherë hapjen e rrugës në 2 drejtime nga kryqëzimi i Ahmetaq (kthesa për aeroport kur vjen nga veriu) deri te rrethrrotullimi i statujës së “Nënë Terezës”. Qeveria menjëherë të heqë dorë nga kokëfortësia , përndryshe protestat e banorëve të Rinasit do të mbështeten nga Shkodra, Lezha e kudo nga veriu ku preken interesat e qytetarëve!

Nuk është faji qytetarëve që qeveria hedh paratë për interesat e vilave të korrupsionit duke u çuar tunele te dera e vilave në bregdet dhe asnjë investim aty ku duhet!

Rruga e aeroportit sot duhet te ishte me 4 kalime, ndërsa Lezhë, Shkodër duhet te ishte investuar në nivelin e autostradave ndërkombëtare si pjesë e rëndësishme e korridorit europian të adriatikut!

Më shumë


spot_img









spot_img