Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

“Të hapen rrugët”, Braçe: Strasburgu tregoi se vrasjet e 21 Janarit u bënë nga shteti

Shkruar nga Newsbomb
“Të hapen rrugët”, Braçe: Strasburgu tregoi se

Deputeti i Partisë Socialiste Erion Braçe, ka reaguar në rrjetet sociale pas vendimit të dhënë nga Gjykata e Strasburgut se përgjegjës për vrasjen e tij ishte shteti.

Braçe shkruan se pushkatimet i bëri shteti dhe se këtë tashmë nuk e thotë më PS, por Gjykatat Evropiane. Deputeti ndër të tjera shkruan se: “Prokuroria e Tiranës ka dështuar turpshëm të hetojë këtë ngjarje”.

Ai shton se duhet të hapen rrugët për hetimet në mënyrë që të zbatohet kështu vendimi i Gjykatës Kushtetuese.

Postimi i plotë i Braçes:

PER PUSHKATIMET E #21JANARIT,

JEMI NE NJE NIVEL TJETER:

PUSHKATIMET I BERI SHTETI,

HETIMIN E PUSHKATIMEVE E PENGOI SHTETI!

Ky konkluzion tashme nuk eshte i Erion Braces,

as edhe i ndonje socialisti tjeter;

ESHTE VENDIM I GJUKATES ME TE LARTE TE TE DREJTAVE TE NJERIUT, GJYKATES EVROPIANE!

Ai duhet zbatuar!

Prokuroria e Tiranes ka deshtuar turpshem te hetoj kete ngjarje; fill pas pushkatimeve prokuroret u luftuan qe te moa benin detyren, u ndalen me dhune e moszbatim ligji duke cuar rendin kushtetues ne zgrip: QEVERIA E SALIH BERISHES DHE LULZIM BASHES, NDALUAN ZBATIMIN E URDHERAVE TE PROKURORIT!

Por kohet kane ndryshuar!

Pavaresisht kesaj, prokuroria e Tiranes nuk ka as kurajo e as vullnet te hetoje puahkatimet e 21 janarit!

DUHET TE HAPE RRUGEN!

Vetem keshtu do zbatohet VENDIMI I GJYKATES EVROPIANE!

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese