Tërmeti tragjik i së hënës ka shkaktuar mijëra viktima në Turqi dhe Siri dhe ka lënduar me dhjetëra mijëra të tjerë.
E teksa të gjithë shtetet i kanë dhënë një “dorë” Turqisë duke dërguar ushtarë, mjekë dhe ekip të kërkim shpëtimi, duket se nuk po ndodhet e njëjta gjë në Siri.
Gazetari sirian Omar al-Bam ka postuar një video në rrjetet sociale, dhe me sytë e mbushura me trishtim shprehet se asnjë ndihmë nuk ka ardhur nga jashtë dhe se njerëzit po mundohen të shpëtojnë vetë familjet e tyre që ndodhen nën rrënoja.
Syrian journalist Omar al-Bam: “No help has arrived from outside Syria, people are saving their families and children themselves”. pic.twitter.com/v4UFm2180d
— Quds News Network (@QudsNen) February 8, 2023
Edhe pse deri më tani raportohet për mijëra viktima asnjë shtet perëndimor nuk i ka “zgjatur dorën” Sirië, të vetmet shtete që i kanë ardhur në ndihmë janë Algjeria, Egjipti, Iraku, Tunizia, Irani dhe Rusia.
Po ashtu është organizata “Helmetave të Bardha”, ku mbi 3000 persona janë në terren në kërkim të të mbijetuarve që kanë mbetur nën rrënoja.
Shkak i mosdhënies së ndihmës janë edhe sanksionet që vendet perëndimore i kan vendosur Sirisë për shkak të luftës civile që ata kanë prej vitesh.