Tirana
clear sky
25.5 ° C
25.5 °
25.5 °
41 %
2.6kmh
0 %
Sht
26 °
Die
27 °
Hën
26 °
Mar
26 °
Mër
27 °
E shtunë, 12 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Të gjithë sytë nga STRASBURGU/ Nesër vendimi për gjyqtaren e shkarkuar Altina Xhoxhaj, rasti i parë i kundërshtimit të procesit

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

d5d0fd059668b49e4bf6c4a8193739c5

Strasburgu do të marrë nesër në orën 10.00 paradite një vendim që ndoshta mund të ndryshojë edhe rrjedhën e procesit të vettingut në Shqipëri.

Bëhet fjalë për ish-gjyqtaren e Kushtetueses Altina Xhoxhaj që ka çuar në Strasburg vendimin për shkarkimin e saj si të pabazuar.

Gjykata e Strasburgut do të japë kështu vendimin e parë për procesin e vettingut.

Altina Xhoxhaj, ish gjykatëse e Gjykatës Kushtetuese u largua nga detyra në 3 maj 2018. Sipas KPK, Xhoxhaj nuk justifikoi dot pasurinë e saj. KPA gjithashtu mbështeti vendimin e organit të parë duke e larguar atë nga drejtësia. U gjetën probleme në deklaratën e pasurisë, vendime që ishin dhënë në konflikt interesi, shuma të mëdha parash, mungesë burimesh financiare për blerjen e një apartamenti 109 metra katrorë në 2005 dhe probleme me një copë tokë në Gjirin e lalzit.

Sido që të jetë vendimi, pro apo kundër gjyqtares do të ndërrojë rrjedhën e gjithë vendimeve të marra në këto tre vite. Eshtë një vendim që pritet me interes nga të shkarkuarit, por edhe ata që janë në process gjykimi. Një vendim që pritet me interes edhe nga politika, ndërkombëtarët apo nga publiku.

Nëse Xhoxhaj merr dritë jeshile nga Strasburgu për pafajësi, atëherë precedenti do të jetë patjetër tronditës për të tre vitet që në Shqipëri janë shkarkuar gjyqtarë e prokurorë.

Të gjithë anëtarët e komunitetit të drejtësisë, janë me sytë nga Strasburgu që do të vendosë nëse do të legjitimojë reformën në Drejtësi, apo do ta godasë atë.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img