Hapësire reklamuese


Aktualitet

Të gjithë në Korçë për Festën e Birrës, nënkryetarja: Nuk ka më vende të lira në hotele

Shkruar nga Newsbomb
Të gjithë në Korçë për Festën e

Nënkryetarja e Bashkisë Korçë, Benila Themeli është shprehur mesditën e kësaj të mërkure se të gjitha strukturat hoteliere në këtë bashki janë të rezervuara dhe nuk ka më vende të lira, në ditën e parë të Festës së Birrës.

Duke folur për mediat, ajo tha se këtë vit organizimi është më i detajuar dhe vjen me një program të pasur muzikor, si dhe me formulën e rezervimit të një pjesë të tavolinave pranë skenës.

"Jam shumë e gëzuar të them se në Korçë nuk ka më asnjë shtrat të lirë. Të gjitha hotelet e Korçës janë të rezervuara, brenda dhe jashtë saj. Korça është e tejmbushur dhe kjo shënon momentin kulmor të turizmit këtu.

Festa e Birrës ka qenë një spunto e zhvillimit të bizneseve. Festa e Birrës këtë vit, ne e kemi thënë, vjen me një program shumë të pasur muzikor, vjen me formulën e rezervimit të një pjesë të tavolinave.

Pagesa që do shkojë për rezervimin e tavolinave do konsumohet me pije dhe ushqim nga ata. Pra, praktikisht edhe ato tavolina me rezervim do jenë falas", është shprehur nënkryetarja e Bashkisë Korçë, Benila Themeli.

Edicioni i 17-të i Festës së Birrës do të zhvillohet nga data 16-20 gusht tek Terminali i Autobusëve në Korçë. Pritet të jenë 5 netë fantastike me artistët më të mirë shqiptarë e të huaj!

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese