Tirana
clear sky
25.5 ° C
25.5 °
25.5 °
41 %
2.6kmh
0 %
Sht
26 °
Die
27 °
Hën
26 °
Mar
26 °
Mër
27 °
E shtunë, 12 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Të gjithë në Jalë për kamping: Rama, Tahiri, Majko…me FRESH-istët (FOTOT)

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

6907d96857f5cce22ca74d49b4e0cbd8

Këto janë fotot që vijnë nga Jala, aty ku është vendosur aktualisht qeveria për t’ju bashkuar kampingut të FRESH-it.

Kryeministri Rama, ministrat Saimir Tahiri, Damian Gjiknuri, dhe deputetët Pandeli Majko e Blerina Gjylameti ndodhen në Jalë, aty ku shefi i qeverisë po mban fjalën e tij përpara të rinjve socialistë lidhur me zgjedhjet lokale që lamë pas dhe rëndësinë e anëtarësimit të të rinjve në Partinë Socialiste.

Të veshur casual, larg kostumit e kollares zyrtare, të majtët duken mëse të relaksuar, edhe pse ajo karrigia ku qëndron Rama nuk duket dhe aq komode.

Megjithatë kryeministri duket rehat me të vetën por ne nuk e dimë se ç’mendon Meta për këtë, pasi ka qenë kreu i LSI-së ai që e ka kthyer në traditë kampingun me të rinjtë e LRI.

Edhe kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ishte ditën e djeshme në Jalë ku u shfaq krah drejtorit të ALUIZNI-t Artan Lamen.

(Foto: Rama duke folur para FRESH-istëve. Në rreshtin e parë Saimir Tahiri, Pandeli Majko, Blerina Gjylameti dhe Damian Gjiknuri)

Lexo edhe: Rama mbledh deputetët në Surrel. Zbardhen batuatat e kryeministrit me socialistët, Blushi dhe ministrat e LSI nuk ishin të pranishëm

jale

think

jale3

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img