Hapësire reklamuese

Aktualitet

‘Të gjithë në banesa brenda Vitit të Ri’, gazetarja i kujton premtimin e pambajtur të Ramës pas tërmetit, Shkreli: Brenda vitit do përfundojnë 1000 banesa

Shkruar nga Newsbomb
Artan Shkreli

Sot bëhet plot 1 vit nga tërmeti famkeq i 26 nëntorit 2019, i cili mori 51 jetë njerëzish, la afro 100 të plagosur dhe mbi 200 mijë qytetarë të pastrehë.

U dëmtuan 95 mijë banesa dhe u shkatërruan 11 mijë të tjera. Sot janë ende 1200 familje në çadra ndërsa më shumë se 13 mijë janë në banesa me bonus qiraje.

Gazetarja Eni Vasili i kujtoi zv.ministrit të Infrastrukturës Artan Shkreli premtimin e Ramës pas tërmetit, i cili tha se të gjithë do të jenë në shtëpi brenda Vitit të Ri.

Shkreli tha se gjatë rrugës dalin të papritura, dhe se brenda këtij viti do të përfundojnë 400 shtëpi vetëm në Shijak, dhe 1000 shtëpi në total.

Shkreli: Thamë që brenda vitit 2021 do strehohen të gjithë..

Vasili: Rama tha brenda vitit të ri, nxjerr sinkronin

Shkreli: Prentimi është thënë që brenda vitit të ri do futen në baesa individuale, dhe është thënë që brenda 2020 në pallate, sepse ka pasur dëmtime në fshat dhe qytete. Një pjesë e madhe do ta gëzojnë këtë vit të ri nëpër shtëpi. Kryesisht për ata që kanë pasur shtëpi individuale.

Vasili: Janë 200 mijë të pastrehë

Shkreli: Mbi 1000 familje do ta festojnë këtë vit të ri në shtëpi. 1000 shtëpi individuale përfundojnë brenda këtij viti.

Soko: Tirana përveç 70 shtëpive që do të ndërtohen nga shtëpia e Tiranës, asnjë program tjetër duke futur këtu dhe donatorët, asnjë nuk premton të mbarojë shtëpitë në fund të vitit. As Fondi Shqiptar i Zhvillimit.

Shkreli: Këto 70 shtëpi që thatë ju kanë mbaruar. 1000 shtëpi të tjera i mbarojmë brenda këtij viti. Vetëm në Shijak do përfundojnë 400 shtëpi brenda vitit. E thotë FSHSH.

Soko: Para 15 ditësh sapo kishin filluar.

Shkreli: vijon koha nga 35 ditë deri në 3 muaj

Soko: Ne kemi nisur në janar dhe sot jemi në nëntor...

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu