Tirana
few clouds
19.5 ° C
19.5 °
19.5 °
42 %
1kmh
20 %
Die
18 °
Hën
17 °
Mar
11 °
Mër
12 °
Enj
12 °
E diel, 2 Prill, 2023

Të gjithë me sytë nga qielli, sonte ndodh dukuria e rrallë njëherë në 50.000 vite

Lajme të ngjashëm

Një kometë jeshile do të fluturojë në Tokë, përpara se të zhduket nga sistemi diellor dhe të mos shikohet më kurrë.

Në orët e para të mëngjesit të 1 shkurtit 2023, kometa do të vijë afër Tokës. Relativisht në një afërsi prej 42 milionë km (26 milion milje) nga Toka, duke ofruar një mundësi për këdo për të parë një kometë.

Kometa C/2022 E3 (ZTF) është shumë e rrallë sa vetëm mamuthët e lashtë dhe tigrat që kanë kohë që nuk enden më nëpër botë, e kanë parë, pasi bëhet fjalë për rreth 50 000 vite më parë.

Natën e të martës dhe mëngjesin e së mërkurës, kometa jeshile do të ketë ndriçuar me një magnitudë +4.7, që do të thotë se mund të shikohet me sy të lirë.

Shkencëtarët sugjerojnë që kometa të shihet gjatë natës, në vende larg qytetit ku ndotja dhe ndriçimi është i vogël. Për të gjetur vendndodhjen e kometës mund të përdoren disa lloje aplikacionesh që gjenden në App apo Play Store.

Më shumë