Tirana
clear sky
34.5 ° C
34.5 °
34.5 °
34 %
2.1kmh
0 %
Sht
37 °
Die
37 °
Hën
36 °
Mar
37 °
Mër
36 °
E shtunë, 2 Korrik, 2022
spot_img

“Të gjithë kanë qenë këtu nga Ramiz Alia te Nano”, 38 vite punë te burgu 313, historia e nën/Inspektor Bramit, pasioni për uniformën dhe vështirësitë e detyrës

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Gazetari Edmond Arizaj tregon historinë e nën/Inspektor Gëzim Brami, i cili prej 38 vitesh punon në Burgun 313.

Brami tregon pasionin për punën e tij, por edhe vështirësitë e stresin e punës për 38 vite në një burg, ku do të kujdesesh për sigurinë e të burgosurve.

albsig

spring

Brami e ka nisur punën në shkurt të 1984, teksa thotë se periudha më e vështirë për të ka qenë në rrëmujat e 1997.  

“1997, rrëmuja, burgu thye, u hap. Por një javë ishte. Por s’kishin punë me policinë. Asnjë polic nuk u prek. Pastaj më e vështira për mua ka qenë koha e shpërthimit të ambasadave. Merr qytetarë andej, sill këtu, merr me autobuza, shpërnda, ik andej, hajde këtej, burgu plot, katet e para. Njerëz nga të gjitha qytetet, s’bëhej fjalë për qeli, ishte mbushur oborri, sheshi. I shoqëronin këta të 88-ës, forcat speciale” tha ai.

Madje nën/Inspektori sjell në kujtesë edhe emrat e politikanëve që e kanë “shijuar” burgun e 313, nga Ramiz Alia te Fatos Nano e Lefter koka.

Nga Edmond Arizaj

38 vjet polic në burgun 313

𝐴𝑖 𝑡𝑎𝑠ℎ𝑚𝑒̈ 𝑚𝑢𝑛𝑑 𝑡𝑒̈ 𝑞𝑢ℎ𝑒𝑡 𝑖 𝑖𝑛𝑠𝑡𝑖𝑡𝑢𝑐𝑖𝑜𝑛𝑎𝑙𝑖𝑧𝑢𝑎𝑟 𝑚𝑒 𝑏𝑢𝑟𝑔𝑢𝑛 313. 𝐷𝑜𝑠𝑗𝑎 𝑒 𝑡𝑖𝑗 𝑘𝑎 𝑓𝑙𝑒𝑡𝑒̈ 𝑡𝑒̈ 𝑣𝑒𝑟𝑑ℎ𝑎, 𝑔𝑟𝑖 𝑑ℎ𝑒 𝑡𝑒̈ 𝑏𝑎𝑟𝑑ℎ𝑎. 𝐴𝑖 𝑓𝑙𝑒𝑡 𝑣𝑒𝑡𝑒̈𝑚 𝑘𝑢𝑟 𝑝𝑦𝑒𝑡𝑒𝑡. 𝐺𝑗𝑖𝑡ℎ𝑐̧𝑘𝑎 𝑒 𝑡𝑖𝑗 𝑠𝑖𝑙𝑙𝑒𝑡 𝑟𝑟𝑒𝑡ℎ 𝑟𝑟𝑒𝑔𝑢𝑙𝑙𝑜𝑟𝑒𝑠, 𝑑𝑖𝑠𝑖𝑝𝑙𝑖𝑛𝑒̈𝑠, 𝑑𝑒𝑡𝑦𝑟𝑒̈𝑠, 𝑙𝑖𝑔𝑗𝑖𝑡. 𝑁𝑗𝑒̈ 𝑛𝑑𝑒̈𝑟 𝑚𝑖𝑗𝑒̈𝑟𝑎 𝑒 𝑚𝑖𝑗𝑒̈𝑟𝑎 𝑠ℎ𝑞𝑖𝑝𝑡𝑎𝑟𝑒̈ 𝑞𝑒̈ 𝑡ℎ𝑗𝑒𝑠ℎ𝑡𝑒̈𝑠𝑖𝑛𝑒̈ 𝑑ℎ𝑒 𝑚𝑜𝑑𝑒𝑠𝑡𝑖𝑛𝑒̈ 𝑒 𝑘𝑎 𝑝𝑗𝑒𝑠𝑒̈ 𝑡𝑒̈ 𝑝𝑎𝑛𝑑𝑎𝑟𝑒̈ 𝑡𝑒̈ 𝑗𝑒𝑡𝑒̈𝑠, 𝑞𝑒̈ 𝑒 𝑝𝑟𝑎𝑛𝑜𝑛 𝑗𝑒𝑡𝑒̈𝑛 𝑎𝑠ℎ𝑡𝑢 𝑠𝑖 𝑒𝑟𝑑ℎ𝑖 𝑑ℎ𝑒 𝑠𝑖 𝑒 𝑧𝑔𝑗𝑜𝑑ℎ𝑖, 𝑝𝑎 𝑠ℎ𝑢𝑚𝑒̈ 𝑎𝑛𝑘𝑒𝑠𝑎. 𝑇𝑎𝑠ℎ𝑚𝑒̈ 𝑎𝑖 𝑗𝑒𝑡𝑜𝑛 𝑛𝑒̈ 𝑑𝑦 𝑏𝑜𝑡𝑒̈: 𝑁𝑗𝑒̈ 𝑞𝑒̈ 𝑝𝑜 𝑒 𝑙𝑒̈ 𝑝𝑎𝑠 𝑠ℎ𝑝𝑖𝑛𝑒, 𝑝𝑢𝑛𝑒̈𝑛, 𝑑ℎ𝑒 𝑛𝑗𝑒̈ 𝑞𝑒̈ 𝑝𝑟𝑒𝑡 𝑡𝑎 𝑔𝑗𝑒𝑗𝑒̈ 𝑝𝑒̈𝑟𝑝𝑎𝑟𝑎, 𝑝𝑒𝑛𝑠𝑖𝑜𝑛𝑖𝑛. 𝑁𝑒̈𝑛/𝐼𝑛𝑠𝑝𝑒𝑘𝑡𝑜𝑟 𝐺𝑒̈𝑧𝑖𝑚 𝐵𝑟𝑎𝑚𝑖…𝐸 𝑑𝑖, 𝑛𝑢𝑘 𝑡𝑒̈ 𝑡ℎ𝑜𝑡𝑒̈ 𝑎𝑠𝑔𝑗𝑒̈ 𝑘𝑦 𝑒𝑚𝑒̈𝑟. 𝑁𝑢𝑘 𝑘𝑎 𝑣𝑟𝑎𝑟𝑒̈. 𝐴𝑠 𝑘𝑎 𝑣𝑗𝑒𝑑ℎ𝑢𝑟. 𝐴𝑠 𝑘𝑎 𝑚𝑎𝑠ℎ𝑡𝑟𝑢𝑎𝑟. 𝑁𝑢𝑘 𝑘𝑎 𝑝𝑒̈𝑟𝑓𝑖𝑡𝑢𝑎𝑟 𝑘𝑢𝑟𝑟𝑒̈ 𝑎𝑠𝑔𝑗𝑒̈. 𝑁𝑑𝑎𝑗 𝑛𝑢𝑘 𝑘𝑒 𝑠𝑖 𝑡𝑒̈ 𝑘𝑒𝑠ℎ 𝑑𝑒̈𝑔𝑗𝑢𝑎𝑟 𝑝𝑒̈𝑟 𝐺𝑒̈𝑧𝑖𝑚𝑖𝑛. 𝑉𝑒𝑡𝑒̈𝑚 𝑟𝑟𝑜𝑔𝑒̈𝑛. 𝑃𝑢𝑛𝑒̈𝑛. 𝑃𝑒̈𝑟𝑘𝑢𝑠ℎ𝑡𝑖𝑚𝑖𝑛. 𝑀𝑎𝑑𝑗𝑒 𝑚𝑒̈ 𝑗𝑒𝑝 𝑝𝑒̈𝑟𝑠ℎ𝑡𝑦𝑝𝑗𝑒𝑛 𝑒 𝑣𝑒𝑡𝑚𝑜ℎ𝑖𝑚𝑖𝑡.

𝑨 𝒌𝒆 𝒏𝒋ë 𝒋𝒆𝒕ë 𝒑ë𝒓𝒕𝒆𝒋 𝟑𝟏𝟑?

Unë kam vetëm 313 dhe shtëpinë.

𝑲𝒋𝒐 ë𝒔𝒉𝒕ë 𝒋𝒆𝒕𝒂?

Në shtëpi, këtu. Këtu, në shtëpi. Asnjë lloj tjetër.

E sheh si punë që do të çosh një rrogë në shtëpi, si punë që u shërben qytetarëve, apo sikur ke ngecur këtu?

Dikush duhet ta bëjë edhe këtë punë. Ne iu përkushtuam punës. Me pasion. Me vështirësi, sidomos të asaj kohe, por me pasion. E dija unë, me atë rrogë do të mbaja familjen, do zbatoja rregullat që ishin në fuqi. Nuk më mori njeri me zor. Bëra kërkesën, u vesha. I jam përkushtuar punës.  Për disa vite me rradhë nuk kam bërë as leje të zakonshme.

“𝑆𝑖𝑑𝑜𝑚𝑜𝑠 𝑎𝑠𝑎𝑗 𝑘𝑜ℎ𝑒” 𝑡ℎ𝑜𝑡𝑒̈ 𝐺𝑒̈𝑧𝑖𝑚𝑖, 𝑠𝑒𝑝𝑠𝑒 𝑘𝑎 𝑛𝑖𝑠𝑢𝑟 𝑝𝑢𝑛𝑒̈ 𝑛𝑒̈ 𝑏𝑢𝑟𝑔𝑢𝑛 313 𝑛𝑒̈ 16.02.1984. 𝑁𝑗𝑒̈ 𝑝𝑒̈𝑟𝑗𝑒𝑡𝑒̈𝑠𝑖. 𝑁𝑢𝑘 𝑘𝑎 𝑙𝑒̈𝑣𝑖𝑧𝑢𝑟 𝑝𝑟𝑒𝑗 𝑎𝑡𝑦, 𝑚𝑒 𝑝𝑒̈𝑟𝑗𝑎𝑠ℎ𝑡𝑖𝑚 𝑡𝑒̈ 𝑑𝑦-𝑡𝑟𝑒 𝑚𝑢𝑎𝑗𝑣𝑒 𝑛𝑒̈ 𝐵𝑢𝑙𝑞𝑖𝑧𝑒̈. 𝑃𝑜𝑡ℎ𝑢𝑎𝑗 𝑒 𝑘𝑎 𝑓𝑖𝑘𝑢𝑟 “𝑟𝑟𝑒𝑔𝑗𝑖𝑠𝑡𝑟𝑢𝑒𝑠𝑖𝑛” 𝑒 𝑎𝑠𝑎𝑗 𝑘𝑜ℎ𝑒. 𝑆𝑖𝑘𝑢𝑟 𝑒̈𝑠ℎ𝑡𝑒̈ 𝑛𝑔𝑟𝑖𝑟𝑒̈ 𝑛𝑒̈ 𝑘𝑜ℎ𝑒̈.

𝐌𝐚𝐫𝐫ë𝐝𝐡ë𝐧𝐢𝐞𝐭 𝐦𝐞 𝐭ë 𝐛𝐮𝐫𝐠𝐨𝐬𝐮𝐫𝐢𝐭 𝐬𝐢 𝐤𝐚𝐧ë 𝐪𝐞𝐧ë, 𝐭𝐚𝐧𝐢 𝐝𝐡𝐞 𝐩𝐚𝐫𝐚 ‘𝟗𝟎?

Para ‘90 nuk kishe mundësi të ndihmoje, nuk bënim muhabet me të burgosurit. As nuk bënim muhabet me shokët përse ishte dënuar filani, apo fistëku, nuk na interesonte ajo pjesë. Ne thjeshtë: hap derën, mbyll derën, nxirr në tualet, jepi ushqimin, shoqëroje.

Të burgosurit e dinë që nuk presin gjë nga polici. Kur nuk kishte çakmak i ndiznim cigaren. Kërkonte komandantin, mjekun, apo dikë tjetër. Ne thjesht bënim lajmërimin dhe kaq.

𝐏𝐫𝐚 𝐧ë 𝐤𝐚𝐪 𝐯𝐢𝐭𝐞 𝐭𝐢 𝐧𝐮𝐤 𝐤𝐞 𝐬𝐡𝐤ë𝐦𝐛𝐲𝐞𝐫 𝐧𝐝𝐨𝐧𝐣ë 𝐦𝐮𝐡𝐚𝐛𝐞𝐭 𝐦𝐞 𝐧𝐣ë 𝐭ë 𝐛𝐮𝐫𝐠𝐨𝐬𝐮𝐫?

Nuk të lejonte njeri. Edhe tani nuk kam mundësi t’i them. Hap derën, mbyll derën.

𝐏𝐨 𝐫𝐫𝐨𝐠ë𝐧 𝐬𝐚 𝐞 𝐤𝐞 𝐩𝐚𝐬𝐮𝐫 𝐧ë 𝐚𝐭ë 𝐤𝐨𝐡ë?

Po 5200 lekë (të vjetra). Edhe për çdo vit pune shtohej 100 lekë (të vjetra). Pasi arrije në 5800 lekë (të vjetra) për rolin tim nuk rritej më.

𝐍𝐝𝐨𝐧𝐣ë 𝐡𝐢𝐬𝐭𝐨𝐫𝐢 𝐪ë 𝐭𝐲 𝐭ë 𝐤𝐚 𝐛ë𝐫ë 𝐩ë𝐫𝐬𝐡𝐭𝐲𝐩𝐣𝐞?

Mua nuk më intereson për çfarë akuzohet. Më intereson ta siguroj. T’I siguroj të drejtat. Jo ta pyes. Kush po hynte të bënte muhabet se çfarë ka bërë njëri e tjetri. Mbaron tetë orëshi dhe të ikje se ka qenë një stres i madh.

𝐴𝑎𝑎𝑎 𝑘𝑢𝑟 𝑣𝑗𝑒𝑛 𝑝𝑢𝑛𝑎 𝑡𝑒𝑘 𝑠𝑡𝑟𝑒𝑠𝑖, 𝐺𝑒̈𝑧𝑖𝑚𝑖 𝑒̈𝑠ℎ𝑡𝑒̈ 𝑝𝑜𝑡ℎ𝑢𝑎𝑗 𝑛𝑒̈𝑛 𝑝𝑢𝑠ℎ𝑡𝑒𝑡𝑖𝑛 𝑒 𝑡𝑖𝑗.

𝐒𝐢 ë𝐬𝐡𝐭ë 𝐭ë 𝐩𝐮𝐧𝐨𝐬𝐡 𝐧ë 𝐛𝐮𝐫𝐠?

E vështirë është. Çdo punë ka vështirësitë e veta, por e vështirë është, I mbyllur tetë orë në shërbim, ambinetet më përpara s’kanë qenë dhe kaq të mbajtura. Burgu ka qenë më i errët dikur, të burgosurit pa krevatë, flinin në dysheme, nuk kishin dyshekë, flinin në batanije, dhomat me dërrasa, pastaj ka filluar të ndryshojë situate, marrin frigoriferë në dhoma, televizorë, godina të reja e të pastra.

𝐏𝐨 𝐧𝐮𝐤 𝐮𝐥𝐞𝐬𝐡 𝐦𝐞 𝐬𝐡𝐨𝐤ë𝐭?

Jo për Zotin. Lë tetë orarëshin iki në shtëpi, qetësohem. Se 38 vjet me burgjet është super stres.

𝐒𝐢 𝐞 𝐩ë𝐫𝐛𝐚𝐥𝐥𝐨𝐧?

Me vështirësi. Nuk pi qetësues, por me vështirësi.

𝐊𝐞𝐧𝐢 𝐩𝐬𝐢𝐤𝐨𝐥𝐨𝐠ë 𝐤ë𝐭𝐮?

Janë për të burgosurit.

𝐓𝐢 𝐆ë𝐳𝐢𝐦 𝐣𝐞 𝐦ë 𝐢 𝐠ë𝐳𝐮𝐚𝐫 𝐤𝐮𝐫 𝐯𝐣𝐞𝐧 𝐧ë 𝐩𝐮𝐧ë, 𝐚𝐩𝐨 𝐤𝐮𝐫 𝐢𝐤ë𝐧 𝐧𝐠𝐚 𝐩𝐮𝐧𝐚?

(Mendohet) Të dyja njësoj…

Më gënjeve më duket…

Të dyja njësoj, edhe i gëzuar kur vij në punë, po edhe I lodhur kur iki nga puna.

𝐌ë 𝐬𝐡𝐮𝐦ë 𝐠ë𝐳𝐨𝐡𝐞𝐬𝐡 𝐤𝐮𝐫 𝐢𝐤ë𝐧 𝐦ë 𝐝𝐮𝐤𝐞𝐭?

Po mirë normale. Se rri tetë orë i tensionuar, pastaj vete në shtëpi.

𝑆ℎ𝑡𝑒̈𝑝𝑖𝑎. 𝐸̈𝑠ℎ𝑡𝑒̈ 𝑣𝑒𝑛𝑑𝑖 𝑘𝑢 𝐺𝑒̈𝑧𝑖𝑚𝑖 𝑙𝑖𝑑ℎ 𝑔𝑗𝑖𝑡ℎ𝑐̧𝑘𝑎 𝑚𝑒 𝑑𝑖𝑡𝑒̈𝑛 𝑘𝑢𝑟 𝑡𝑒̈ 𝑑𝑎𝑙𝑒̈ 𝑛𝑒̈ 𝑝𝑒𝑛𝑠𝑖𝑜𝑛. 𝑁𝑗𝑒̈ 𝑝𝑒𝑛𝑠𝑖𝑜𝑛 𝑞𝑒̈ 𝑑𝑢𝑘𝑒𝑡 𝑠𝑒 𝑒 𝑚𝑒𝑧𝑖𝑝𝑟𝑒𝑡, 𝑝𝑜𝑟 𝑒𝑑ℎ𝑒 𝑠𝑖𝑘𝑢𝑟 𝑖 𝑘𝑎𝑙𝑙 𝑛𝑔𝑎𝑝𝑎𝑘 𝑓𝑟𝑖𝑘𝑒̈. 𝑆𝑢𝑝𝑒𝑟𝑠𝑡𝑖𝑐𝑖𝑜𝑧, 𝑝𝑜𝑟 𝑒𝑑ℎ𝑒 𝑖 𝑣𝑒𝑛𝑑𝑜𝑠𝑢𝑟 𝑡𝑎 𝑚𝑏𝑦𝑙𝑙𝑒̈ 𝑚𝑒 𝑛𝑑𝑒𝑟. 

Ç𝐟𝐚𝐫ë ë𝐧𝐝ë𝐫𝐫𝐨𝐧 𝐭𝐢 𝐩ë𝐫 𝐯𝐞𝐭𝐞𝐧 𝐭ë𝐧𝐝𝐞?

Unë ëndërroj të mbush edhe ato dy vjet që kam punë, të jem mirë me shëndet, sa të kem kismet të rroj të marr një pension.

𝐊𝐚𝐪 ë𝐧𝐝ë𝐫𝐫𝐨𝐧?!

Kaq. E kam mbyllur kapitullin tim. Ama deri në ditën e fundit do punoj ta mbyll me nder.

𝐀 𝐞 𝐤𝐞 𝐦𝐞𝐧𝐝𝐮𝐚𝐫 𝐬𝐞 𝐬𝐢 𝐝𝐨 𝐭ë 𝐣𝐞𝐭ë 𝐣𝐞𝐭𝐚 𝐣𝐨𝐭𝐞 𝐩𝐚𝐬𝐢 𝐭ë 𝐝𝐚𝐥ë𝐬𝐡 𝐧ë 𝐩𝐞𝐧𝐬𝐢𝐨𝐧?

Unë nuk e di a do arrij deri atje…

𝐋𝐚𝐫𝐠 𝐪𝐨𝐟𝐭ë. 𝐓𝐢 𝐝𝐨 𝐯𝐞𝐬𝐡 𝟐𝟎𝟎 𝐯𝐣𝐞ç…

Lere 200 vjeç se streset tona vallahi. Se kemi kolegë që kanë dalë në pension dhe kanë pësuar situata të vështira.

𝐌ë 𝐭𝐡𝐮𝐚𝐣 ç𝐟𝐚𝐫ë 𝐤𝐞 𝐦𝐞𝐧𝐝𝐮𝐚𝐫 𝐭ë 𝐛ë𝐬𝐡 𝐩𝐚𝐬𝐢 𝐭ë 𝐝𝐚𝐥ë𝐬𝐡 𝐧ë 𝐩𝐞𝐧𝐬𝐢𝐨𝐧?

Hiç. Do rri. Do pushoj. Do mbledh kujtimet e mia, ça kam bërë, si kam punuar. Do pi një kafe. Do bëj ndonjë pazar. Ça të ndihmoj në shtëpi. Mund të vejë dhe dhjetë vjet pension, po mund të vejë edhe një vit. Jemi në moshën që kalojmë mbi mina, 63 vjeç i lashë.

63 𝑣𝑗𝑒𝑐̧. 20 𝑣𝑗𝑒𝑐̧ 𝑘𝑎 ℎ𝑦𝑟𝑒̈ 𝑛𝑒̈ 𝑢𝑛𝑖𝑓𝑜𝑟𝑚𝑒̈. 𝑁𝑗𝑒̈ 𝑗𝑒𝑡𝑒̈ 𝑒 𝑡𝑒̈𝑟𝑒̈ “𝑢𝑟𝑑ℎ𝑒̈𝑟𝑜-𝑠𝑖𝑢𝑟𝑑ℎ𝑒̈𝑟𝑜𝑛”. 𝑉𝑎𝑙𝑙𝑒̈ 𝑡𝑒̈ 𝑗𝑒𝑡𝑒̈ 𝑚𝑒̈𝑟𝑧𝑖𝑡𝑢𝑟 𝑘𝑦 𝑛𝑗𝑒𝑟𝑖 𝑛𝑔𝑎 𝑘𝑗𝑜 𝑝𝑢𝑛𝑒̈? 𝐴 𝑑𝑜 𝑛𝑑𝑟𝑦𝑠ℎ𝑜𝑛𝑡𝑒 𝑠𝑖𝑘𝑢𝑟 𝑡𝑒̈ 𝑘𝑖𝑠ℎ𝑡𝑒 𝑚𝑢𝑛𝑑𝑒̈𝑠𝑖? 𝑁𝑒̈𝑠𝑒 𝑏𝑖𝑠𝑒𝑑𝑜𝑛𝑡𝑒 𝑚𝑒 𝐺𝑒̈𝑧𝑖𝑚𝑖𝑛 𝑚𝑒 𝑓𝑙𝑜𝑘𝑒̈ 𝑡𝑒̈ 𝑧𝑒𝑧𝑎, 𝑐̧𝑑𝑜 𝑡’𝑖 𝑘𝑒̈𝑠ℎ𝑖𝑙𝑙𝑜𝑛𝑡𝑒?  

𝐒𝐢𝐤𝐮𝐫 𝐭𝐢 𝐭𝐚 𝐤𝐭𝐡𝐞𝐬𝐡 𝐤𝐨𝐤ë𝐧 𝐩𝐚𝐬 𝐧ë 𝟏𝟗𝟖𝟒, ç𝐟𝐚𝐫ë 𝐝𝐨 𝐭’𝐢 𝐭𝐡𝐨𝐬𝐡𝐞 𝐚𝐭𝐢𝐣 𝐆ë𝐳𝐢𝐦𝐢𝐭 𝟐𝟎 𝐯𝐣𝐞ç?

Ça t’i them? Do i them të punoj. Të zbatoj rregulloren. Të zbatojë ligjin. Detyrën ta kryejë më së miri.

𝐀𝐭𝐢𝐣 𝐆ë𝐳𝐢𝐦𝐢𝐭 𝐭ë 𝐚𝐭ë𝐡𝐞𝐫𝐬𝐡ë𝐦 𝐝𝐨 𝐭’𝐢 𝐭𝐡𝐨𝐣𝐞 𝐩𝐮𝐧𝐨 𝐭𝐞𝐤 𝐛𝐮𝐫𝐠𝐣𝐞𝐭, 𝐝𝐮𝐤𝐞 𝐞 𝐝𝐢𝐭𝐮𝐫 𝐬𝐞 𝐬𝐢 𝐣𝐚𝐧ë 𝐤ë𝐭𝐨 𝟑𝟖 𝐯𝐣𝐞𝐭?

Tani edhe mund të punohet tek burgjet, se nuk është ububu. Se vështirësi ka edhe rendi.

𝐃𝐦𝐭𝐡 𝐭𝐢 𝐆ë𝐳𝐢𝐦 𝐣𝐚𝐬𝐡𝐭ë 𝐮𝐧𝐢𝐟𝐨𝐫𝐦ë𝐬 𝐧𝐮𝐤 𝐦𝐞𝐫𝐫 𝐝𝐨𝐭 𝐬𝐡𝐞𝐦𝐛𝐮𝐣 𝐭ë 𝐭𝐣𝐞𝐫ë?

Unë jam i brumosur me rrobën ushtarake.

𝐏𝐨 𝐠𝐣𝐢𝐭𝐡ë 𝐤𝐨𝐡ë𝐬 𝐯𝐞𝐭ë𝐦 𝐧ë𝐧 𝐮𝐫𝐝𝐡ë𝐫𝐚 𝐆ë𝐳𝐢𝐦?

Nën urdhëra kam qenë gjithë kohës. Urdhëro. Siurdhëron.

𝐏𝐨 𝐧𝐮𝐤 𝐝𝐨 𝐭’𝐢 𝐭𝐡𝐨𝐬𝐡𝐞 𝐚𝐭𝐢𝐣 𝐆ë𝐳𝐢𝐦𝐢𝐭, 𝐨 𝐝𝐣𝐚𝐥ë 𝐦𝐞𝐫𝐫 𝐧𝐣ë 𝐫𝐫𝐮𝐠ë 𝐭𝐣𝐞𝐭ë𝐫?

Po ku të vejë ai?

𝐉𝐨 𝐯𝐞𝐭ë𝐦 𝐭ë 𝐮𝐫𝐝𝐡ë𝐫𝐨𝐡𝐞𝐭, 𝐩𝐨 𝐞𝐝𝐡𝐞 𝐭ë 𝐮𝐫𝐝𝐡ë𝐫𝐨𝐣ë…

Do bëhet ajo punë, në mos një Gëzim, një Gëzim tjetër do e bëjë. Se shërbimet nuk do të rrinë pa punonjës policie.

Ta lidh me devotshmërinë këtë përgjigje të Gëzimit, apo me pamundësinë për të ndryshuar diçka? Apo ka shkuar aq mirë me të burgosurit përgjatë viteve, sa stresi tashmë i është kthyer në varësi?

𝐏𝐫𝐨𝐛𝐥𝐞𝐦𝐞 𝐦𝐞 𝐧𝐝𝐨𝐧𝐣ë 𝐭ë 𝐛𝐮𝐫𝐠𝐨𝐬𝐮𝐫?

Jo të mëdha, po kështu sharje, ofendime, të bërtitura. Ai është i dënuar me burgim të përjeshtshëm, të shan, çfarë do i bësh? Mban atë shënimin për komisionin disiplinor. Kur e ke marrë këtë profesion, i ke marrë parasysh edhe vështirësitë dhe rrisqet. Se ka pasur raste kur edhe i kanë goditur policët.

𝐊𝐮𝐬𝐡 𝐢 𝐤𝐚 𝐠𝐨𝐝𝐢𝐭?

Të burgosurit. Policin tonë e plagosën tek Vasil Shanto para 13-14 vjetëve mos gaboj, dhe ka shpëtuar në fije të perit.

𝐊𝐮𝐫 𝐤𝐚𝐧ë 𝐪𝐞𝐧ë 𝐯𝐢𝐭𝐞𝐭 𝐦ë 𝐭ë 𝐯ë𝐬𝐡𝐭𝐢𝐫𝐚 𝐩ë𝐫 𝐣𝐮?

1997, rrëmuja, burgu thye, u hap. Por një javë ishte. Por s’kishin punë me policinë. Asnjë polic nuk u prek. Pastaj më e vështira për mua ka qenë koha e shpërthimit të ambasadave. Merr qytetarë andej, sill këtu, merr me autobuza, shpërnda, ik andej, hajde këtej, burgu plot, katet e para. Njerëz nga të gjitha qytetet, s’bëhej fjalë për qeli, ishte mbushur oborri, sheshi. I shoqëronin këta të 88-ës, forcat speciale.

𝐏𝐨 𝐧𝐠𝐣𝐚𝐫𝐣𝐚 𝐦ë 𝐞 𝐫ë𝐧𝐝ë 𝐦𝐞 𝐭ë 𝐛𝐮𝐫𝐠𝐨𝐬𝐮𝐫𝐢𝐭?

Ngjarja më e rëndë… ne na kanë ikur 25 të burgosur këtu, nuk e mbaj vend vitin, nga pjesa e kaushit. U ça muri. Pas ’90 ka qenë si ngjarje. Një pjesë u kapën. Pastaj ka pasur dhe një tentativë arratisje nga ajrosja.

𝑁𝑎 𝑟𝑖𝑘𝑡ℎ𝑒𝑢 𝑒𝑑ℎ𝑒 𝑛𝑗𝑒̈ℎ𝑒𝑟𝑒̈ 𝑛𝑒̈ 𝑣𝑖𝑡𝑒𝑡 ’90. 𝑃𝑜 𝑐𝑖𝑙𝑒̈𝑡 𝑘𝑎𝑛𝑒̈ 𝑞𝑒𝑛𝑒̈ 𝑒𝑚𝑟𝑎𝑡 𝑚𝑒̈ 𝑡𝑒̈ 𝑛𝑗𝑜ℎ𝑢𝑟 𝑝𝑜𝑙𝑖𝑡𝑖𝑘𝑒̈ 𝑞𝑒̈ 𝑘𝑎𝑛𝑒̈ 𝑝𝑟𝑜𝑣𝑢𝑎𝑟 𝑞𝑒𝑙𝑖𝑡𝑒̈ 𝑒 313…

Të gjithë kanë qenë këtu, nga Ramiz Alia, Fatos Nano, byroja politike e gjithë. Para se të merrnin dënimin. Pastaj edhe tek ministrat së fundmi (E ka fjalën për Saimir Tahirin dhe Lefter Kokën).

𝑁𝑗𝑒̈ 𝑛𝑗𝑒𝑟𝑖 𝑖 𝑚𝑏𝑦𝑙𝑙𝑢𝑟 𝑏𝑟𝑒𝑛𝑑𝑎 𝑟𝑟𝑒𝑔𝑢𝑙𝑙𝑎𝑣𝑒, 𝑏𝑟𝑒𝑛𝑑𝑎 𝑙𝑖𝑔𝑗𝑖𝑡, 𝑏𝑟𝑒𝑛𝑑𝑎 𝑢𝑛𝑖𝑓𝑜𝑟𝑚𝑒̈𝑠, 𝑏𝑟𝑒𝑛𝑑𝑎 𝑡𝑒̈ 𝑛𝑗𝑒̈𝑡𝑗𝑖𝑡 𝑖𝑛𝑠𝑡𝑖𝑡𝑢𝑐𝑖𝑜𝑛 𝑝𝑟𝑒𝑗 38 𝑣𝑖𝑡𝑒𝑠ℎ, 𝑛𝑒̈𝑠𝑒 𝑑𝑜 𝑘𝑖𝑠ℎ𝑡𝑒 𝑚𝑢𝑛𝑑𝑒̈𝑠𝑖𝑛𝑒̈ 𝑡’𝑖 𝑡ℎ𝑜𝑠ℎ𝑡𝑒 𝑑𝑦 𝑓𝑗𝑎𝑙𝑒̈ 𝑀𝑖𝑛𝑖𝑠𝑡𝑟𝑖𝑡 𝑡𝑒̈ 𝐷𝑟𝑒𝑗𝑡𝑒̈𝑠𝑖𝑠𝑒̈, 𝑎𝑝𝑜 𝑘𝑟𝑦𝑒𝑚𝑖𝑛𝑖𝑠𝑡𝑟𝑖𝑡 𝑐̧𝑑𝑜 𝑡’𝑖 𝑡ℎ𝑜𝑠ℎ𝑡𝑒 𝑣𝑎𝑙𝑙𝑒̈? 𝐶̧𝑑𝑜 𝑘𝑒̈𝑟𝑘𝑜𝑛𝑡𝑒? 

Ç𝐟𝐚𝐫ë 𝐝𝐨 𝐢 𝐤ë𝐫𝐤𝐨𝐣𝐞 𝐌𝐢𝐧𝐢𝐬𝐭𝐫𝐢𝐭 𝐭ë 𝐃𝐫𝐞𝐣𝐭ë𝐬𝐢𝐬ë, 𝐚𝐩𝐨 𝐊𝐫𝐲𝐞𝐦𝐢𝐧𝐢𝐬𝐭𝐫𝐢𝐭 𝐩𝐨 𝐭ë 𝐤𝐢𝐬𝐡𝐞 𝐦𝐮𝐧𝐝ë𝐬𝐢?

Ministrit…Bëra kaq vjet që punoj, hera e parë që ne morëm një rrogë shpërblim dhe besoj jo vetëm unë por gjithë stafi ka dhënë dhe jep urimet më të mira për të. Dikur merrnim një vakt ushqimi këtu, sikur të futej sërish, mirë do të ishte për efektivin se tetë orë brenda; po turni i tretë që është edhe nëntë orë, është e lodhshme. Të marrësh ushqim brenda nuk lejohet. Edhe uniformat. Unë jam ushtarak 43 vjet. E kam të ngjitur në mish uniformën.

𝑊𝑜𝑤𝑤𝑤. 𝐹𝑎𝑙𝑒̈𝑛𝑑𝑒𝑟𝑖𝑚𝑒 𝑑ℎ𝑒 𝑎𝑠𝑛𝑗𝑒̈ 𝑘𝑒̈𝑟𝑘𝑒𝑠𝑒̈ 𝑗𝑎𝑠ℎ𝑡𝑒̈ “𝑟𝑟𝑒𝑔𝑢𝑙𝑙𝑜𝑟𝑒𝑠”. 𝐼 𝑏𝑒̈𝑗 𝐺𝑒̈𝑧𝑖𝑚𝑖𝑡 𝑑ℎ𝑒 𝑑𝑖𝑠𝑎 𝑝𝑦𝑒𝑡𝑗𝑒 𝑞𝑒̈ 𝑘𝑒̈𝑟𝑘𝑜𝑗𝑛𝑒̈ 𝑣𝑒𝑡𝑒̈𝑚 𝑝𝑒̈𝑟𝑔𝑗𝑖𝑔𝑗𝑒 𝑡𝑒̈ 𝑡ℎ𝑗𝑒𝑠ℎ𝑡𝑎, 𝑝𝑜, 𝑜𝑠𝑒 𝑗𝑜.

𝐀 𝐤𝐞 𝐧𝐝𝐨𝐧𝐣ë 𝐦𝐚𝐬ë 𝐝𝐢𝐬𝐢𝐩𝐥𝐢𝐧𝐨𝐫𝐞?

Me sa mbaj mend jo.

𝐀 𝐤𝐞 𝐩ë𝐫𝐝𝐨𝐫𝐮𝐫 𝐧𝐝𝐨𝐧𝐣ë𝐡𝐞𝐫ë 𝐝𝐡𝐮𝐧ë?

Jo.

𝐀 𝐤𝐞 𝐝𝐚𝐬𝐡𝐮𝐫 𝐧𝐝𝐨𝐧𝐣ë𝐡𝐞𝐫ë 𝐭ë 𝐢𝐤ë𝐬𝐡 𝐧𝐠𝐚 𝐤𝐣𝐨 𝐩𝐮𝐧ë?

Po.

𝐀 𝐞 𝐤𝐞 𝐭𝐡𝐲𝐞𝐫 𝐧𝐝𝐨𝐧𝐣ë𝐡𝐞𝐫ë 𝐮𝐫𝐝𝐡ë𝐫𝐢𝐧?

Jo.

𝐀 𝐞 𝐤𝐞 𝐩ë𝐫𝐩𝐥𝐚𝐬𝐮𝐫 𝐧𝐝𝐨𝐧𝐣ë𝐡𝐞𝐫ë 𝐤𝐚𝐩𝐞𝐥𝐞𝐧 𝐧ë 𝐭𝐨𝐤ë?

Jo.

𝐀 𝐤𝐞 𝐧𝐝𝐢𝐡𝐦𝐮𝐚𝐫 𝐧𝐝𝐨𝐧𝐣ë𝐡𝐞𝐫ë 𝐧𝐣ë 𝐭ë 𝐛𝐮𝐫𝐠𝐨𝐬𝐮𝐫?

S’kam çfarë ndihme t’i jap të burgosurit.

𝐀 𝐣𝐮 𝐤𝐚 𝐤ë𝐫𝐤𝐮𝐚𝐫 𝐧𝐝𝐢𝐡𝐦ë 𝐧𝐝𝐨𝐧𝐣ë𝐡𝐞𝐫ë 𝐧𝐝𝐨𝐧𝐣ë 𝐢 𝐛𝐮𝐫𝐠𝐨𝐬𝐮𝐫?

Vetëm çfarë përmban rregullorja.

𝐀 𝐤𝐞 𝐦𝐢𝐪ë𝐬𝐢 𝐦𝐞 𝐧𝐝𝐨𝐧𝐣ë 𝐢𝐬𝐡-𝐭ë 𝐛𝐮𝐫𝐠𝐨𝐬𝐮𝐫?

Jo.

𝐀 𝐣𝐞 𝐩ë𝐫𝐬𝐡ë𝐧𝐝𝐞𝐭𝐮𝐫 𝐫𝐚𝐬𝐭ë𝐬𝐢𝐬𝐡𝐭 𝐦𝐞 𝐧𝐝𝐨𝐧𝐣ë 𝐢𝐬𝐡-𝐭ë 𝐛𝐮𝐫𝐠𝐨𝐬𝐮𝐫?

Po. Ka thënë vetëm “Komandant faleminderit”.

𝐀 𝐣𝐞 𝐳ë𝐧ë 𝐧𝐝𝐨𝐧𝐣ë𝐡𝐞𝐫ë 𝐦𝐞 𝐧𝐝𝐨𝐧𝐣ë 𝐤𝐨𝐥𝐞𝐠?

Jo. Po ça do ndanim ne me kolegët. Po të mërzitej ai, mërzitesha dhe unë.

𝐀 𝐭ë 𝐝𝐮𝐤𝐞𝐭 𝐬𝐞 𝐣𝐞 𝐢𝐧𝐬𝐭𝐢𝐭𝐮𝐜𝐢𝐨𝐧𝐚𝐥𝐢𝐳𝐮𝐚𝐫 𝐦𝐞 𝐛𝐮𝐫𝐠𝐮𝐧? 𝐉𝐞 𝐛ë𝐫ë 𝐩𝐣𝐞𝐬ë 𝐞 𝐛𝐮𝐫𝐠𝐮𝐭.

Po. U bënë kaq vite. Po.

𝐓𝐚𝐧𝐢 𝐝𝐮𝐚 𝐧𝐣ë 𝐩ë𝐫𝐠𝐣𝐢𝐠𝐣𝐞 𝐭ë 𝐬𝐢𝐧𝐪𝐞𝐫𝐭ë 𝐩ë𝐫 𝐤ë𝐭ë 𝐩𝐲𝐞𝐭𝐣𝐞𝐧. 𝐊𝐞 𝟑𝟖 𝐯𝐣𝐞𝐭 𝐩𝐮𝐧ë, 𝐤𝐞 𝐤𝐮𝐫𝐬𝐲𝐞𝐫 𝐧𝐝𝐨𝐧𝐣ë 𝐥𝐞𝐤?

Shumë pak.

𝐷ℎ𝑒 𝑘𝑒̈𝑡𝑢, ℎ𝑦𝑗𝑚𝑒̈ 𝑛𝑒̈ 𝑛𝑗𝑒̈ 𝑟𝑟𝑒̈𝑓𝑖𝑚 𝑡𝑒̈ 𝑡𝑟𝑖𝑠ℎ𝑡𝑒̈, 𝑡𝑒̈ 𝑏𝑎𝑠ℎ𝑘𝑒̈𝑠ℎ𝑜𝑟𝑡𝑒𝑠 𝑠𝑒̈ 𝑡𝑖𝑗, 𝑒 𝑐𝑖𝑙𝑎 𝑘𝑎 𝑘𝑟𝑦𝑒𝑟 𝑛𝑗𝑒̈ 𝑜𝑝𝑒𝑟𝑎𝑐𝑖𝑜𝑛 𝑡𝑒̈ 𝑣𝑒̈𝑠ℎ𝑡𝑖𝑟𝑒̈ 𝑝𝑎𝑘 𝑘𝑜ℎ𝑒̈ 𝑚𝑒̈ 𝑝𝑎𝑟𝑒̈…

Bëra nusen operacion para pak vitesh. Hoqi një veshkë. Mos të kisha djalin atje (Australi) nuk e përballoja dot. Do merrja borxh. Ishte një operacion që kushtoi shumë. Të mos kisha djalin andej, të rrimë shtrembër e të flasim drejt nuk do e përballoja dot, gati 3.5 milionë (të vjetra). Aq kërkonin mjekët tek Spitali …(privat).

𝐽𝑒𝑚𝑖 𝑛𝑒̈ 𝑓𝑢𝑛𝑑. 𝑁𝑑𝑜𝑠ℎ𝑡𝑎 𝑘𝑎 𝑛𝑑𝑜𝑛𝑗𝑒̈ 𝑠𝑒𝑘𝑟𝑒𝑡 𝑝𝑒̈𝑟 𝑡𝑎 𝑛𝑑𝑎𝑟𝑒̈, 𝑖 𝑡ℎ𝑒𝑚 𝑑𝑢𝑘𝑒 𝑞𝑒𝑠ℎ𝑢𝑟. 𝑃𝑜𝑟 𝑎𝑖 𝑚𝑒̈ 𝑏𝑒̈𝑛 𝑟𝑒𝑧𝑦𝑚𝑒𝑛𝑒̈ 𝑚𝑒̈ 𝑡𝑟𝑖𝑠ℎ𝑡𝑢𝑒𝑠𝑒 𝑑ℎ𝑒 𝑞𝑒̈ 𝑛𝑢𝑘 𝑑𝑜 𝑡𝑒̈ 𝑑𝑜𝑗𝑎 𝑡𝑎 𝑑𝑒̈𝑔𝑗𝑜𝑗𝑎. 𝑃𝑜𝑟 𝑒̈𝑠ℎ𝑡𝑒̈ 𝑝𝑒̈𝑟𝑚𝑏𝑙𝑒𝑑ℎ𝑗𝑎 𝑒 𝑗𝑒𝑡𝑒̈𝑠 𝑠𝑒̈ 𝑛𝑗𝑒𝑟𝑖𝑢𝑡 𝑡𝑒̈ 𝑡ℎ𝑗𝑒𝑠ℎ𝑡𝑒̈, 𝑎𝑡𝑖𝑗 𝑞𝑒̈ 𝑝𝑜𝑡ℎ𝑢𝑎𝑗 𝑛𝑢𝑘 𝑒 𝑛𝑗𝑜ℎ𝑖𝑚, 𝑞𝑒̈ 𝑒 𝑠ℎ𝑜ℎ𝑖𝑚 𝑘𝑢𝑑𝑜, 𝑝𝑜𝑟 𝑛𝑢𝑘 𝑒 𝑑𝑖𝑚𝑒̈ 𝑠𝑒 𝑒𝑘𝑧𝑖𝑠𝑡𝑜𝑛. 𝐸𝑠ℎ𝑡𝑒̈ 𝑝𝑒̈𝑟𝑚𝑏𝑙𝑒𝑑ℎ𝑗𝑎 𝑒 𝑗𝑒𝑡𝑒̈𝑠 𝑠𝑒̈ 𝑛𝑗𝑒𝑟𝑖𝑢𝑡 𝑞𝑒̈ 𝑔𝑗𝑖𝑡ℎ𝑐̧𝑘𝑎, 𝑎𝑞 𝑠 𝑎𝑘𝑎 𝑚𝑢𝑛𝑑𝑢𝑟, 𝑖𝑎 𝑑𝑒𝑡𝑦𝑟𝑜𝑛 𝑣𝑒𝑡𝑒̈𝑚 𝑝𝑢𝑛𝑒̈𝑠 𝑠𝑒̈ 𝑡𝑖𝑗, 𝑚𝑢𝑛𝑑𝑒̈𝑠𝑖𝑣𝑒 𝑡𝑒̈ 𝑡𝑖𝑗, 𝑓𝑎𝑡𝑖𝑡 𝑝𝑠𝑒 𝑗𝑜 𝑑ℎ𝑒 𝑞𝑒̈ 𝑘𝑒̈𝑟𝑘𝑜𝑛 𝑣𝑒𝑐̧ 𝑝𝑎𝑘 𝑑𝑖𝑡𝑒̈ 𝑡𝑒̈ 𝑞𝑒𝑡𝑎 𝑝𝑒̈𝑟 𝑡𝑒̈ 𝑚𝑏𝑙𝑒𝑑ℎ𝑢𝑟 𝑘𝑢𝑗𝑡𝑖𝑚𝑒𝑡, 𝑒̈𝑛𝑑𝑒̈𝑟𝑟𝑎𝑡 𝑒 𝑞𝑒̈ 𝑝𝑒̈𝑟𝑔𝑎𝑡𝑖𝑡 𝑡𝑒̈ 𝑎𝑟𝑑ℎ𝑚𝑒𝑛 𝑒 𝑡𝑖𝑗 𝑝𝑎 𝑢𝑛𝑖𝑓𝑜𝑟𝑚𝑒̈.  

Ça sekreti. Jeta iku. Po mbyllet avash- avash. Këtu ka pasur edhe punonjës që kur janë liruar kanë derdhur lotë, kemi punuar bashkë, kemi ndarë bukën. Se është edhe pasion kjo punë. Po ja do vimë të takojmë kolegët, fillimisht më shpesh, pastaj më rrallë, sa të të lëjë Zoti. Kam pasur një koleg, shok të hershëm. Lotoi kur iku. Sepse kjo punë na mbajti ne, na mbajti familjen. 

Foto 1: Gëzim Brami kur nisi punën 16.02.1984

Foto 2: Nën/Inspektor Gëzim Brami 16.05.2022

(Gëzim Brami: Datëlindja, 20.04.1959, vendlindja, Berat)

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_imgspot_img
spot_img
spot_img