Vapa e tmerrshme e korrikut dhe fillimit të gushtit, duket se është lënë pas, pasI ditët në vijim të gushtit dhe fillimi i shtatorit parashikohen të freskëta edhe pse pa shira.
Gjatë ditës së nesërme, kthjellime dhe vranësira të shpeshta dominojnë kushtet e motit në të gjithë territorin, sipas “Meteoalb”.
Vranësira të dendura do të ketë në zonat veriore ku priten rrebeshe shiu. Pas mesditës vranësirat dhe shirat zhvendosen drejt qendrës dhe jugut te vendit duke gjeneruar shira, kryesisht në zonat lindore.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë një rënie të lehtë gjatë mëngjesit ndërsa një rënie të ndjeshme sjell mesdita duke bërë që termometri të ngjitet maksimalisht deri në 33°C.
Mbrëmja dhe nata do të largojnë vranësirat duke lënë pjesën më të madhe të vendit me kthjellime.