Shumë prej liderave botërorë zgjodhën ta festojnë ndërrimin e viteve në familjet e tyre ndërsa mesazhet e urimit ishin tepër pozitive, përfshi edhe Donald Trump që zgjodhi të urojë edhe “armiqtë” e tij.
Megjithatë diktatori i Koresë së Veriut, Kim Jong-un, duket se nuk bën pjesë në këtë listë.
Sipas raporteve inteligjente të Koresë Jugore, Kim Jong ishte i zënë së bashku me gjeneralët e lartë të ushtrisë së tij duke testuar një raketë bërthamore ndërkontinentale, shkruan Newsbomb.al.
Në fjalimin 30-minutësh për Vitin e Ri, televizioni kombëtar ndër të tjera tha:
“Kërkimi dhe teknologjia e fjalës së fundit po bën të mundur përfundimin e suksesshëm të testimit të raketës ICBM”.