Hapësire reklamuese

Aktualitet

Të gjithë duan të ikin, të rinjtë në radhë për një vizë tek Ambasada Gjermane

Shkruar nga Newsbomb
Të gjithë duan të ikin, të rinjtë në radhë

Duket se të gjithë të rinjtë një të ardhme më të mirë e shohin jashtë Shqipërisë. Kjo vërehet nga radhët e gjata në Ambasadat e huaja në Tiranë.

Mbetet për t’u specifikuar Ambasada Gjermane, ku çdo ditë ka radhë të gjata në dyert e këtij institucioni. Të rinjtë duket se shohin përtej kësaj dere mundësinë e “artë”  për të nisur një jetë të re në shtetin gjerman.

Siç shihet dhe në foton e mëposhte burra, gra, fëmijë, të rinj e të reja prisnin me padurim sot të merrnin pasaportën me një vizë punësimi për në Gjermani, me shpresën për një jetë më të mirë jashtë kufirit.

Kujtojmë që radhët e gjata krijohen në ambasadën gjermane, pasi Gjermani është një ndër shtetet që ka lehtësuar procedurat për marrjen e një vize pune.

[gallery columns="2" size="large" ids="781439,781440"]

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese